Takim me IDM

Sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit z Abdulla Domi me tagrin e Pikes se Kontaktit te Kordinatorit Kombetar te Luftes Kunder Korrupsionit mori pjese sot dt 30.11.2016 ne nje takim te organizuar ne Kukes nga IDM  ( Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim) me mbeshtetjen e OSBE-së me teme :

” Kuadri rregullator kunder korrupsionit : Cfar e pengon zbatimin ”

Ne kete takim ne te cilen moren pjese nga shoqeria civile,komuniteti i biznesit si dhe perfaqesues te bashkive Has dhe Tropoje u diskutuan nje sere problematikash me te cilat perballen qytetaret ne shqetesimet e vazhdueshme sa i takon fenomenit te korrupsionit.U theksua nevoja e ndergjegjesimit te qytetareve ne denoncimin e rasteve te korrupsionit dhe transparenca e Institucioneve  qendrore dhe lokale ne perdorimin e fondeve dhe te kontratave te lidhura.

Zoti Domi beri nje pasqyre te plote te angazhimeve ligjore dhe te  detyrimeve qe Institucioni i Prefektit ka bere ne baze te Planit te Veprimit te Strategjise Nder-sektoriale Kunder Korrupsionit 2015-2020.