Takim me drejtuesit e Institucioneve Qëndrore në Bashkinë e Hasit.

Në kuadër të takimve periodike dhe të vazhdueshme me datë 12.09.2018 Prefekti i Qarkut Kukës Z.Zenel Kuçana zhvilloi një takim me drejtuesit e Institucioneve Qëndrore ne nivel lokal në Bashkine e Hasit ku kërkoi nga ata një informacion mbi punën e bërë në përmbushje të detyrave të përcaktuara nga qeveria shqiptare.Drejtuesit lokal te Hasit pasi diskutuan per punen e bere dhe rezultatet e arritura e siguruan Prefektin e Qarkut z Kuçana se puna e bere ka pasur ndikim te drejtperdrejte ne impaktin pozitiv qe e karakterizon kete Bashkie.Nga ana e Prefektit u tërhoq vëmendja për një punë akoma me efikase të administratave sidomos te ZA Has në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.Ai porositi gjithashtui ndjekjen e disiplinës në punë,pagesave te energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si dhe realizimin e detyrave të ngarkuara për pritjen e qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve te tyre dhe mori nga drejtuesit garancine per nje pune te vazhdueshme ne plotesim te detyrimeve ndaj qytetareve.