Sot me dt 2.10.2019 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana organizoi një takim me drejtuesit e zyres Arsimore të Bashkisë Kukës si dhe me drejtorët e shkollave të Njesive administrative Qendër (qyteti Kukës), Bicaj, Shtiqën, Tërthore dhe Kolsh.
Ku u trajtuan këto çeshtje:
1-Fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020 në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.
2-Festimi i 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut si dhe disa festave tjera lokale te bashkisë Kukës.
3-Mbrojtja e ambientit dhe mjedisit si brenda territorit të shkollës edhe jashtë saj.

Në këtë takim nga drejtuesit e shkollave u raportua për pergatitjet që janë bërë për fillimin sa më mbarë të vitit shkollor si:
1- Të gjitha shkollat janë të kompletuara me staf pedagogjik,
2- Të gjitha shkollat janë pajisur me bazë materiale (libra, fletore e kurikula) sipas udhezimeve perkatëse.
3- Të gjitha shkollat frekuetohen rregullisht nga nxënësit . Po merren masa per ofrimin e ndihmes së nevojshme per nxenesit me aftesi ndryshe.
4- Marrja e masave për festimin e 75-vjetorit te Çlirimit të Atdheut e festes lokale duke ngritur për këtë qëllim grupe artistike kulturore dhe sportive .
5- Ndërgjegjësimi i nxënësve për mbajtjen pastër të mjedisit.

Gjatë takimit drejtuesit e shkollave shtruan edhe disa problematika:
1-Rikonstruksioni dhe mirëmbajtja sa më mirë e objekteve shkollore.
2- Rritja e sigurisë së nxënësve në rrugë dhe në shkolla (pajisja me kamera sigurie ne shkolla dhe internet, shtimi i numrit te oficereve te sigurise, etj).
3- Sigurimi i ujit të pijshëm etj.

Në fund të takimit, Prefekti vuri disa detyra për zgjidhje si më poshtë:
– Bashkëpunimi me pushtetin vendor,
– Rritja e disiplinës dhe sigurisë në shkollë si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit.
– Drejtuesit e shkollave bashkë me stafin pedagogjik dhe nxënësit të jenë aktorët kryesor (dhe jo spektator ) në festimin ë festave jubilare.
– Të rritet vetëdijesimi i nxënësve për mbajtjen pastër të mjedisit e ambientit duke qene nismëtar të parë që në familjet e tyre