Sot, më datë 15.06.2020, Prefekti Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Arkivave Shtetërore Vendore z. Pashk Alia si dhe drejtorin e Drejtorisë së Trajnimeve e Inspektimit z. Endrit Musaj. Në këtë takim u diskutua për realizimin në kohë dhe në mënyrën e duhur të detyrimeve ligjore për “Përpunimin tekniko-ligjor të dokumentave me afat ruajtje të përhershëm e të përkohshëm”, të arkivuar në vite, në Administratën e Prefektit të Qarkut Kukës. Në fund të këtij takimit u lanë detyra për zbatim për dorëzimin e dokumentave me ruajtje të përhershme të vitit 2009.