Sot ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes nen drejtimin e Sekretarit te Pergjithshem dhe Kryetar i Tryezes Teknike Antitrafik u zhvillua nje takim me antaert e TTAT me kete rend dite:

 1- Analize e punes se bere nga TTAT gjate kesaj periudhe dhe detyrat per ne vazhdim.

2- Dhenje mendimi per projekt-urdherin “Per krijimin e Komiteteve Rajonale dhe te Luftes  Kunder         Trafikimt te Personave

3-Shperndarje e materialeve promocionale me teme trafikimin..

4-Te ndryshme.

 Ne fjalen e tij z Domi theksoi:

Duke ju falenderuar paraprakisht per impenjemin dhe angazhimin tuaj njerezor dhe institucional ne ndjekjen dhe zbatimin e detyrave te ngarkuara ne luften kunder trafikimit te personave me lejoni te ndaj ,me ju opinionin e Kordinatorit Kombetar te Luftes Kunder Trafikimit te Personave se puna e Komitetit Rajonal dhe e Tryezes Teknike Antitrafik e Prefektures sone eshte nder me aktivet dhe me rezultate me te mira ne shkalle vendi.

Puna kryesore edhe gjate keaj periudhe do ti kushtohet sensibilizimit te gjithe qytetareve per rreziqet e fenomenit te Trafikimit te Personave.Vemendja me e madhe do te perqendrohet ne shkollat e Qarkut tone ndaj perfaqesuesit e DAR te marrin shenimet e duhura dhe ne baze edhe te porosive te ardhuura nga Ministria e linjes te pasqyrojne ne planet e punes aktivitete me teme luften kunder trafikimit

Po keshtu kjo porosi vlen per te gjithe antaret e TTAT ne pergjegjesite e drejtorive dhe te Institucioneve qe kane ne vartesi per te vazhduar me aktivitete te planifikuara per sensibilizimin e qytetareve ne minimizimin deri ne eleminim te ketij fenomeni

Disa propozime qe propozojme jane ;

Duke qene se ne Urdherin e ri propozohet qe prokurori te jete antar i Komitetit atehere propozojme qe perfaqesuesi i prokurorise te jete edhe antar i TTAT

Afatet e mbledhjeve te detyrueshme te jene ato te urdherit te pare Komiteti nje here ne tre muaj ndersa TTAT nje here ne dy muaj.

Te kete nje ze ne buxhetin e Prefektures per ta perdorur nga Komiteti me urdher te Prefektit per aktivitete me teme Luften Kunder Trafikmit te Personave ne shkalle Qarku.

Te mos kete perplasje kompetencash ose dublim me komitetet apo tryezat  te ngritura ne Bashki.

Te futet si antar i TTAT edhe perfaqesuesi i Inspektoriatit Shteteror te Punes.

Per shkak te reformes territoriale te revokohet vendi i anetarit te Keshillit te Qarkut ne TTAT.

Ne kete takim e moren fjalen te gjithe perfaqesuesit te Tryezes Teknike duke bere bilancin e punes se bere dhe propozimet per ndryshimin e Urdherit te Kryeministrit.

Ne fund sipas nje grafiku te paracaktuar u shperndane edhe materialet promocionale te ardhura nga Koordinatori Kombetar i Luftes Kunder Trafikimit te Personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *