Prefekti i Qarkut Kukes z Liman Morina sot me date  04.01.2017 ora 15.00 zhvilloi ne Institucionin e Prefektit nje takim me Antaret e Komisionit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile.

Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te Bashkise Kukes,te Drejtorise Vendore te Policise dhe te Sektorit te Qarkullimit Rrugor,te DAR,te Drejtorise Rajonale Spitalore dhe te Shendesise,te Autoritetit Rrugor Shqiptar Rajoni i Veriut,te Sinoptikes si dhe te dy Nenprefekturave..

Ne baze te detyrave te dala edhe nga shkresa e dt  04.10.2017 e Ministrise se Puneve te Brendshme ( Drejtoria e Emergjencave Civile ) z  Morina pasi beri nje rezyme te situates aktuale te situates gripale dhe te motit si dhe kerkoi nga te gjithe te pranishmit dhe Institucionet qe ato perfaqesojne nje angazhim akoma me te madh per perballimin e situates se krijuar.

Nga ana e Perfaqesuesit te Bashkise Kukes u raportuan masat e marra nga pushteti vendor si dhe bashkepunimi shume i mire me Policine dhe me Institucionet e tjera,si dhe angazhimi per nje pune periodike dhe te vazhdueshme ne mbajtjen hapur te rrugeve rurale e komunale..

Porosi e vecante u dha per Drejtorine Spitalore dhe ate te Shendetesise per marrjen se masave per gadishmerine e personelit shendetesor ,per furnizimin me ilaqe dhe medikamentet e nevojshme ne spiatale dhe ne qendrat shendetsore ashtu edhe per mbajtjen ne gadishmeri te auto-ambulancave dhe te ngrohjes se ambienteve.

Per Perfaqesuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar u dha porosi qe te merren masa nga te gjithe firmat sipermarrese qe te mbahen ne gadishmeri te gjitha mjetet me manovratore dhe krype per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore.Njekohesisht u porosit edhe Sektori i Qarkullimit Rrugor te marre masat e duhura per paisjen e drejtuesve te mjeteve me paisjet dimerore ( zinxhire ).

Edhe per perfaqesuesit e OSHEE u kerkua te jene ne gadishmeri te vazhdueshme dhe te ndjekin situaten me qellim riparimin sa me te shpejte te difekteve dhe furnizimin ritmik te abonenteve me energji elektrike.

Per DAR u kerkua qe te shfrytezohet periudha e nderprerjes se shkolles dhe ne bashkepunim me Bashkite te merren masa per furnizmin me dru zjarri per ngrohje dhe te sigurohet transporti per nxenesit dhe mesuesit diten e hene kur rifillon procesi mesimor.

Nga te gjithe te pranishmit pati nje angazhim te plote dhe u garantua se do te kaloje pa probleme sa takon situates se krijuar nga  gripi dhe nga ulja e temperature dhe renja e reshjeve te debores.