Takim i Task Forcës për përmiresimin e treguesve të pagesës së Energjisë Elektrike.

Me date 28.08.2018 ora 10.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvilluar takimi i i Task forces per permiresimin e arketimeve dhe uljen e nivelit te humbjeve ne sistemin e shperndarjes se energjine elektrike.Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut z Kuçana e cili theksoi se nga te dhenat qe disponohen ka probleme ne pagesat e faturave te energjise elektrike sidomos nga njesite e veteqeverisjes vendore.Ai kerkoi nga drejtuesit e bashkive por edhe te degeve teritoriale qe te ushtrohet ndikim tek punonjesit e administrates te paguajne energjine elektrike si nje mall qe konsumohet si dhe kerkoi nga bashkite e qarkut qe te marrin masa per pagesat e faturave te energjise elektrike me qellim te rritet niveli i arketimeve ne shkalle qarku.Gjithashtu ai kerkoi nga Drejtoria Rajonale e OSHEE Kukes qe te kerkohet llogari ndaj punonjesve te ketij sherbimi dhe te ulet niveli i humbjeve ne rrjetin e shperndarjes.Prefekti pergezoi punen dhe bashkepunimin e OSHEE dega Kukes dhe te Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut per punen dhe angazhimin ne plotesimin e detyrimeve ligjore te kesaj Task Force.Nga ana e te pranishmeve pati nje angazhim per nje pune akoma me cilesore dhe qe do te ndikoje ne performancen e sistemit te faturimit dhe te pagesave te faturave.