Takim i rradhës së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Qarku Kukës.

                    PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim i rradhës së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Qarku Kukës.

Ditën e enjte me datë 21.06.2018 ora 1200 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit.Në këtë takim u diskutua per punen e bere dhe mbi masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik veror 2018.
Pas hapjes se takimit nga Prefekti i Qarkut z Kuçana u be prezantimi i materialit nga ana e Koordinatorit te Përgjithshem te Institucionit te Prefektit te Qarkut z Abdulla Domi
Pati pjesmarrje te kenaqshme te antareve te Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit,te cilet diskutuan ne lidhje me punen e bere detyrat dhe detyrimet qe Institucionet e tyre kanë ne funksion te permbushjes se detyrimeve ligjore per periudhen ne vazhdim per kete sezion.
Sipas informacioneve të ardhura në institucionin e Prefektit rezulton se:
Bashkinë Kukës sezoni turistik vazhdon normalisht ku operon vetëm një shoqatë turistike. Problematikë mbetet mungesa e fondeve dhe përkrahjes për realizimin e projekteve prioritare turistike. Ekziston një pikë informacioni turistike pranë Bashkisë  Kukës por që nuk është aktive.
Bashkinë Tropojë është hapur sezoni turistik me datë 04.06.2018. Ky aktivitet zgjati 3 ditë. Në ditën e parë u bë hapja e aktivitetit në bashkëpunim me Qarkun dhe Bashkinë e Tropojës,në ditën e dytë u promovuan dhe demostruan gatimet tradicionale të zonës së Tropojës dhe në ditën e tretë  u shpërndanë broshura për promovimin e turizmit dhe veshjeve tradicionale vendase.
Gjithashtu është kërkuar nga AKU kontrolle më të shpeshta  të cilësisë së ushqimit në restorante e subjekte të tjera me destinacione turistike.Vazhdon të mbetet problem çertifikimi i tragetit të linjës Koman-Fierzë dhe si rezultat nuk mund të frekuentohet nga turistet e huaj që kanë dëshirë të udhetojnë në këtë linjë .
Bashkinë Has është duke u zhvilluar projekti për zhvillimin e turizmit.Janë vënë në funksion zyrat e informacionit.Janë hapur kurse të gjuhës angleze për trajnimin e shoqëruesve gjatë sezonit turistik. Me 30.6.2018 në Fshatin Cahan të kësaj bashki është bërë promovimi i turizmit gastronomik të zonës.Në fund të takimit nga ana e Prefektit të Qarkut u dhanë edhe këto porosi:
1-Vendosja e një pankartë në hyrje të qytetit në çdo Bashki të Qarkut, kryesisht në akset kryesore me titullin "Miresevini te dashur bashkëatdhetarë".
2-Marrjen e masave për caktimin e një date festive  të përvitshme në kuadër hapjes së sezonit për ardhjen e emigrantëve në vend p.sh  "Dita e Bashkëatdhetarëve apo Emigranteve"

                                                                                                                              Kukes 21.06.2018