Takim i Organit Këshillues dhe i Task Forcës Vendore të Luftës Kundër Kultivimit të Kanabis-it .

Me  date 20.08.2018 ora 10.00 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me pergjegjesit e ZAMT te bashkive Kukes,Has dhe Tropoje si dhe me punonjesit e DAMT te Qarkut Kukes per intensifikimin e punes per ndarjen e tokave bujqesore sipas legjistacionit ne fuqi.
Gjithashtu e njejta problematike u diskutua edhe me date 22.08.2018 ne oren 12.00 nga Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili zhvilloi takimin me Organin Keshillues te Prefektit ne te cilen u diskutua problemi i rregjistrimit te pronave shteterore dhe problematikat e ketij procesi.Nga ana e te pranishmeve u theksua puna e bere per kete qellim dhe u angazhuan per nje pune akoma me te madhe ne funksion te plotesimit te detyrimeve ligjore deri ne perfundimin e ketij procesi.
Me date 22.08.2018 ora 11.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvilluar takimi i rradhes i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabis-it.Ky takim u drejtua nga Prefekti i Qarkut z Kuçana.Ne fjalen e tij ai tha se grupet e kontrollit të territorit vazhdojne të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara në planet e veprimit të Institucioneve.
Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative  të vlerësohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë për në strukturat përgjegjëse.
Duhet thënë se situata është tërësisht nën kontroll të strukturave të shërbimit policor, të cilët po monitorojnë në mënyrë të përditësuar situatën në terren, duke koordinuar edhe me institucionet partnere për goditjen e kësaj veprimtarie dhe te autoreve të saj.
Ne fund te takimit te Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabis-it u bene diskutime te ndryshme nga te pranishmit dhe u moren angazhime per nje lufte akoma me te madhe ne drejtim te luftes kunder kultivimit dhe e trafikimit te kanabis-it ne qarkun e Kukesit.Prefekti pergezoi forcat e Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut per punen e bere ne kete drejtim dhe kerkoi angazhim te vazhdueshem per kete aksion te qeverise shqiptare.