PREFEKTI I QARKUT KUKES

Takim dhe vizitë pune në Kukës dhe Prizren nga Prefektët e Republikës së Shqipërisë

Ne kuader te 140 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,dhe ne vazhdim te njohjes dhe shkembimit te eksperiencave ne mesh Institucionesh,me ftese te Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana me daten 08.06.2018 erdhen per vizite ne Kukes Prefektet ne detyre te Republikes se Shqiperise.
Ne kete takim pune ishte i pranishem edhe gjeneral Sander Lleshi keshilltar i Kryeministrit te Shqiperise per Sigurine Kombetare.Takimi u organizua fillimisht ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes dhe vazhdoi pastaj edhe ne shtepine e Lidhjes Shqiptare ne Prizren.
Pasi i uroi per miresardhjen ne Kukes ne qytetin e Nobelit,Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana dha nje koktej per Prefektet ne zyren e tij dhe pastaj takimi u zhvillua ne sallen e takimeve ne Institucion.
Ne emer te administrates se Prefektit z Abdulla Domi Koordinator i Pergjithshem paraqiti nje material ne slajte ne lidhje me pozicionin e Prefektures Kukes disa te dhena historike si dhe nje tabelar me te dhena te plota per Qarkun e Kukesit.
Pastaj Prefektet zhvilluan nje vizite ne muzeun e qytetit Kukes dhe ne kullen e mikpritjes kosovare ku u njohen nga afer me historine e larget dhe te afert te Kukesit.
Me pas prefektet te shoqeruar nga automjete te policise rrugore udhetuan drejt qytetit te Prizrenit, ne Morin me ta u bashkua edhe ambasadori yne ne Kosove z Qemal Minxhozi dhe pastaj iken ne qytetin e Prizrenit  ku u priten nga kryetari i kesaj komune z Mytaher Haskuka ,kryetari i keshillit komunal z Abrashi si dhe stafi i tij.
Ishte nje pritje shume vellazerore dhe nje ceremoni zyrtare e ndertuar mjaft mire.
Pas bisedes qe u zhvillua ne sallen e takimeve ne komunen e Prizrenit dhe shenimeve  ne Librin e Arte te komunes, Prefektet te shoqeruar nga kryetari i komunes dhe kryetari i keshillit komunal  zhvilluan nje vizite ne shtepine e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nga ku te pranishmit u njohen me historikun dhe detajet e shumta te ketij muzeu.
Pastaj ekipi i Prefekteve i shoqeruar nga kryetari i komunes dhe kryetari i keshillit komunal zhvilluan disa vizita ne hamamin e qytetit dhe ne xhamine e Prizrenit,objekte kulti me vlera te medha historike dhe kulturore jo vetem per qytetin por per gjithe Kosoven.
Ne fund te takimit per te pranishmit dhe te ftuarit nga ana e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u shtrua nje dreke pune ne lokalin “Sharri“ne Prevallë e cila kaloi ne nje atmosfere shume te perzemert e vellazerore.

                                                                                                            Kukes 08.06.2018