Takim dhe ceremoni zyrtare në nder të festave të 28-29 Nëntorit 2018.

Ne kuader te festimeve te festave zyrtare me date 28 Nentor 2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese dhe pershendeti ne emer te Qeverise Shqiptare ne nje aktivitetet qe u organizua nga ana e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes ne bashkepunim me Komitetin e Veteraneve te Rrethit.Ky aktivitet u mbajt ne Pallatin e Kultures “Hasan Prishtina” me rastin e 28 Nentorit Dites se Flamurit dhe moren pjese perfaqesues te degeve territoriale,ushtarake,veterane e pasardhes te familjeve te deshmoreve,te rinj e te reja e qytetare te shumte.Fjalen e rastit te mbajti z Enver Onuzi ,ndersa pershendeten kete takim edhe z Safet Gjici si dhe Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana.Ky aktivitet ishte i nderthurur me kenge patriotike dhe me recitime te pregatitura nga pallati i kultures “Hasan Prishtina”.

Ndersa per nder te Dites se Deshmoreve te Atdheut me date 29.11.2018 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana mori pjese ne nje ceremoni perkujtimore (homazhe dhe vendosje kuroresh) ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Kukes duke mbajtur edhe nje fjale pershendetese ne respekt dhe ne nderim te te reneve per clirimin e atdheut.Ne emer te organizates se familjeve te deshmoreve te atdheut pershendeti kryetari i kesaj organizate z Agim Braha,ndersa ne kete ceremoni ishte i pranishem edhe z Safet Gjici.Pas ceremonise zyrtare te organizuar me rastin e festave ne lokalin Bar Amerika Kukes u shtrua nje dreke me veterane dhe pas-ardhes te familjeve te deshmoreve si dhe te ftuar te tjere nga Keshilli i Qarkut Kukes,gjate se ciles pershendeten kryetari i keshillit te qarkut z Abedin Oruçi si dhe Kryetari i Komitetit te Veteraneve te LANÇL z Enver Onuzi.