Ne zbatim te Urdherit te Ministrit te Bujqesise nr 567 pro date 26.01.2017 si dhe Planit te Veprimit te Prefektures Kukes dt 20.02.2016,Task-Forca e ngritur nga Prefektura Kukes ka kryer inspektim per te verifikuar kushtet higjenike ne te cilat theren bagetia,transportohen dhe shitet mishi e nenproduktet e tij me date 25 dhe 26.02.2017.

1-Ne Bashkine Kukes :

Ne baze te informacioneve te ardhura nga Grupi i Punes nuk rezulton te theren bageti jashte ambienteve te percaktuara nga ana e bashkise.

Bagetite theren ne thertoret private te licensuara te z Admir Duraku si dhe Ram Ramallari te cilat jane te licensuara dhe ne parametrat e kerkuara teknik dhe higjenik.

Thertorja ekzistuese e Bashkise Kukes eshte e bllokuar pasi nuk i ploteson parametrat me minimale te Therjes dhe Tregtimit te Mishit ndaj nga ana e inspektoreve te AKU eshte vendosur bllokimi ligjor i aktivitetit te saj ,deri ne plotesimin e kushteve higjeno-sanitare te punes ne kete thertore nga ana e Bashkise Kukes.

Transporti i mishit nga thertorja deri ne njesite e shitjes kryhet me mjete jo te destinuara per kete qellim,por nga ana e inspektoreve dhe e grupit te punes eshte kerkuar qe mishi te mbeshtillet ne carcafe te bardhe e te paster dhe te mbulohet qe te mos ekspozohet ne diell.

Kurse situata ne njesite e shitjes se mishit eshte e kenaqshme pasi pastertia dhe rregulli ne keto njesi eshte ne nivel te kenaqshem.

Njesite e shitjes jane te liçensuara nga Tatim-Taksat,jane te paisura dhe punohet me kase fiskale.

Ky mish qe nxirret per tregtim ne pergjithesi vuloset nga ana e veterinerit te Bashkise duke garantuar ne nje fare menyre cilesine e produktit.

Kujdes i veçante nga ana e grupit te punes iu kushtua menyres se grumbullimit e te shitjes se lekureve dhe duhet thene se situata eshte e kenaqshme sa i perket ketij proçesi si dhe jane porositur tregetaret e grumbullimit te lekureve qe ato te mbahen te sistemuara ne ambiente te mbylllura.

2-Ne Bashkine Tropoje :

Nga inspektimi i kryer ne kete qytet me dt 25 dhe 26.02.2017 rezulton se eshte ngritur prane Nen-Prefektures grupi i punes i cili ka bere pune te mire ne problematiken qe trajton Task-Forca..

Nga informacionet e marra nga grupi i punes ne Tropoje rezulton se njesite e shitjes se mishit jane te mira,me higjene te mjaftueshme per te plotesuar kerkesat e domosdoshme te tregtimit..

Sigurisht qe ka probleme dhe qe mendoj te sistemohen ne vazhdimesi me bashkpunimin edhe te Bashkise e cila duhet te planizojne fonde per permiresimin e gjendjes se thertores.

Problematike vazhdon te ngelet edhe ne Tropoje rikonstruksioni i godines aktuale te thertores se qytetit per ta permiresuar ne parametrat e kerkuara te ligjit pasi nga informacionet e marra ajo ndodhet ne gjendje te papranueshme per te kryer nje sherbim te tille me qellim rritjen e kushteve higjeno-sanitare ne standartet e kerkuara nga ligji ndaj momentalisht ajo eshte jashte funksionit te saj e bllokuar nga Inspektoriati Shendetesor Shteteror.

Ne komunikimin me Nen-Prefektin z Mustaf Tahiraj eshte dhene porosi qe te ndiqet ne vazhdimesi ne bashkpunim me Bashkine e qytetit Bajram-Curri e gjithe puna per sistemimin e thertores dhe te tregjeve ne kete qytet si dhe realizimin e detyrave te ngarkuara nga Task-forca,si  dhe te jepet informacion i vazhdueshem prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes.

3-Ne Bashkine Has.

Nga inspektimi dhe verifikimet e bera ne kete Nen-Prefekture me date 25 dhe 26.02.2017 rezulton se situata eshte me nornalja ne shkalle Qarku.

Ka nje thertore me standarte e ndertuar tani vitet e fundit por qe per aresye te nje difekti ne vinçin e saj momentalisht eshte jashte funksionit.

Ka probleme edhe me furnizimin me uje te pijshem edhe ate te bllokimit te pusetes se ujrave te zeza ne afersi te thertores gje qe kishte sjelle dhe nje ere te keqe ne ambientet e thertores.

U la porosi qe te riparohen menjehere difektet e krijuara dhe eshte garantuar se do te zgjidhet shume shpejt nga ana e Bashkise Has

Kurse ne njesite e tregtimit te mishit situata e pastertise dhe e higjenes ne to ishte e kenaqshme.

Edhe Nen-Prefektit te Hasit z Geca ju la porosi qe te ndjeke punen e vazhdueshme te inspektoreve te AKU dhe te Bashkise Has ne drejtim te plotesimit te detyrave te ngarkuara nga Task-Forca.

Probleme te cilat mendojme se meritojne vemendje jane:

1-Gjetja e fondeve nga ana e Bashkive per ndertimin e thertoreve ne Qytetin e Kukesit dhe te Tropojes te cilat te jete bashkohore me te gjithe parametrat e kerkuara per nje sherbim te tille.

 

2-Puna e vazhdueshme me tregetaret e mishit qe njesite e tyre ( te veçanta ose bashkerisht ) te paisen me auto-mjete te vogla frigoroferike per te transportuar mishin nga thertorja ne njesine e shitjes.

 

3-Pune e vazhdueshme,paralajmerime dhe inspektime,por edhe gjoba dhe denime nga ana e inspektoreve te AKU per te gjithe shkelesit e rregullave te therjes,transpotimit dhe tregtimit te mishit sipas aktit normativ te qeverise.

 

4-Zbatimi rigoroz i ligjit konfiskimi i menjehershem i mallit dhe gjobitja nga ana e policise se rendit apo bashkiake per ambulantet qe mund te shesin mish te pavulosur, ne ambiente te hapura dhe pa kushtet e duhura higjenike.

 

5-Nga ana e inspektoreve te AKU te mos konsiderohet aksion por pune e panderprere me qellim arritjen e rezultateve te kerkuara nga Task-Forca e ngritur prane Prefektures ne baze te Aktit Normativ te Qeverise Shqiptare.

 

6-Informacion e vazhdueshem ne Prefekturen Kukes per cdo inspektim dhe kontroll ne baze te Planit te Veprimit te kesaj Task-Force.