📌 Me datë 31.10.2022 Prefekti i Qarkut Kukës z. Ali Hallaçi me ftesë të Ambasadorit Turk SHTZ TAYYAR KAĞAN mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Turke në Tiranë me rastin e 99- vjetorit të Shpalljes së Republikës së Turqisë .
Tranzicioni që ka përjetuar Turqia gjatë këtij shekulli është dëshmia më e fuqishme e zhvillimit, progresit dhe fuqizimit të marrëdhënieve ndërvëllazërore mes popujve miq, siç janë edhe shqiptarët.
Republika e Turqisë sot është shteti që ka mbështetur gjithmonë zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë mike dhe vëllazërore me ndjenjat më të thella dhe më të sinqerta dhe është e vendosur ta vazhdojë mbështetjen e saj.
Urime 29 Tetori – Dita e Shpalljes së Pavarësisë ! Urojmë që kjo festë ta gjeje Turqinë në sukses, paqe dhe harmoni ! 🇹🇷🇦🇱