Të dashur nxënës , mësues dhe prindër të Qarkut Kukës !
Urime për fillimin e vitit të ri mësimor 2020-2021!
Një urim i veçantë për nxënësit e klasave të para, që sot fillojnë rrugen e dijes !
Ky vit mësimor ndryshe nga vitet e tjera është i veçantë, pasi e zhvillojmë në kushtet e pandemisë ku për pasojë, jemi të detyruar të zbatojmë me korrektësi rregullat e protokollit të Ministrisë Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, për mbrojtjen e shëndetit tuaj, të shokut tuaj e familjes tuaj.
Në këtë vit mësimor nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën i marrin librat falas, një premtim i mbajtur i Qeverisë sonë.
Të nderuar drejtues të arsimit në rrethe, drejtor shkollash dhe mësues në emër të Këshillit të Ministrave dhe personalisht të Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë znj. Besa Shahini ju përgëzoj dhe falenderoj për punën e bërë dhe masat e marra për fillimin e vitit të ri mësimor .
Kurrë mos harroni se jeni shtresa më e respektuar e shoqërisë, nga ju dhe puna juaj varet e ardhmja e shoqërisë sonë. Puna juaj përkushtuese pasionante, profesionale sjell shpresë, dituri, produktivitet, e ardhmëri.
Bëni më të miren e mundëshme në kushtet konkrete që keni. Bashkëpunimi i ngushtë mësues, nxënës, prindër, është i detyrueshëm dhe i domosdoshëm për arritjen e objektivave.
Pandemia nuk do zgjasë pa fund ….
Së shpejti do t’i kthehemi jetës normale.
Urime dhe me krahë të lehtë për të gjithë Ju !
Me shumë respekt e mirënjohje .
Prefekti i Qarkut Kukës
Zenel Kuçana