Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Kukës

 

Puna e bërë në terren nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit në zbatim të detyrave të vëna në zbatim të Planit të Veprimit për luftën kundër Kultivimit e Trafikimit të Kanabisit si dhe të detyrave të marra nga ana e kësaj Drejtorie në kuadër të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe detyrimeve të Task-Forcës Vendore.

 

Nga të dhënat e marra për muajin Korik 2017 kjo është dinamika e punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të  kultivimit të bimëve narkotike.

 

Eshtë zhvilluar 1 (një) plan operacioni nga Sektori i Hetimit Krimeve, dhe 1 (një) nga Komisariati i Policisë Tropojë.

Janë evidentuar 2 raste të kultivimit bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela me 192  rrënjë bimësh , të përmasave të ndryshme nga 02—2 m .

Nuk ka asnjë rast të kultivimit të bimëve në sera.

 

Ka përcaktuar indikatoret e matshëm ku është fokusuar shërbimi policor.

 

Rritje me 3% e operacioneve policore për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Duhet thënë se situata është tërësisht nën kontroll të strukturave të shërbimit policor, të cilët po monitorojnë në mënyrë të përditësuar situatën në terren, duke koordinuar edhe me institucionet partnere për goditjen e kësaj veprimtarie dhe të autorëve të saj.                                                                                                                                                                 

 

Drejtoria Vendore  për Kufirin dhe Migracionin Kukës

 

Eshtë pregatitur Plan – Veprimi ‘’Mbi masat që duhen marrë mbi evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave, kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike, në sera diellore , tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe çdo ambjent tjetër të mundshëm , për përdorim nga grupet kriminale’’.

Nga shërbimet e SPK-ve janë bërë kontrolle nga zona me risk më të lartë  në drejtim të zonave me risk me të ulët.

Gjatë muajit Korrik 2017 janë organizuar 182 kontrolle teritori, eshte kontrolluar nje sere, janë kontrolluar 17 magazina dhe objekte , 30 ish objekte ushtrise , 40 shtëpi të braktisura ,7 stane dhe stalla, 76 ambjente te hapura, 9 ish parcela qe kan qene me risk ne vitin 2016, dhe 2 parcela ne vitin 2017.

Me datë 09.07.2017, ora 19:15, nga Stacioni i PK Qafë – Morinë Tropojë,në territorin e Bashkisë Tropojë, njësia administrative Tropojë e Vjetër, fshati Lugu i Zi, vendi pylli poshtë Qafës së Milisë, me informacion policor, pronë publike, ambient i hapur (pyll),në një parcele me sipërfaqe 300 m², u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 72 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, prej të cilave  ishin fidanë me gjatësi 20 cm.

Veprimet e mëtejshme për zbulimin e kapjen e autoreve u kryen nga Komisariati  i  Policisë Tropojë.

 

 

Seksioni i Policisë Ushtarake Kukës

 

Në zbatim të detyrave të caktuara nga organet eprore,seksioni i policisë ushtarake Kukës gjatë muajit korrik 2017 ka zbatuar këto detyra:

Eshtë ushtruar kontroll dhe monitorim në objektet ushtarake brenda dhe jashtë planit të përhapjes së FA-së dhe konkretisht ne objektet ushtarake në Kukës Has dhe Tropojë.

Gjatë kontrollit nuk janë konstatuar raste të kultivimit apo magazinimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me komandantët e reparteve dhe rojet me vëzhgim të cilët janë caktuar për kontrollin e vazhdueshëm të objekteve ushtarake jashtë planit të përhapjes se FA-së.

Nga këto kontakte nuk kemi raportime për ushtrim të veprimtarive të jashtëligjshme.

Shërbimi Informativ Shtetëror (Drejtoria Kukës)

 

Në funksion të Ligjit Organik mbi të cilën vepron ky shërbim edhe gjatë muajit korrik 2017 ka organizuar disa Plane Operative të klasifikuara të cilat administrohen vetëm nga ana e këtij shërbimi.

Drejtoria e SHISH-it Kukës dërgon në mënyrë periodike informacione në Aparatin Qëndror të SHISH, por pavarësisht kësaj ky Shërbim do të vijojë të marrë pjesë në takimet e Task-Forcës Vendore në mënyrë që shqetësimet e ngritura në këta takime të implementohen në Planet e Veprimtarisë së Shërbimit.

 

Nën-Prefektet në Bashkitë Tropojë dhe Has.

 

Në bazë të porosive të marra në planet për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike për muajin Korrik si dhe në bazë të informacioneve të ardhura nga Nënprefektet e Hasit dhe të Tropojës rezulton se ato vazhdojnë të jenë në kontakt të përditshëm me titullarët e këtyre bashkive si dhe kanë dhënë porosi dhe detyra që në bashkëpunim me organet e rendit të konstatojnë dhe të denoncojnë nëse ka raste të kultivimit të këtyre lëndëve.

                                                                             

Bashkitë e Qarkut Kukës

 

Janë hartuar Planet e Veprimit të këtyre Bashkive dhe ju është dërguar për zbatim të gjithë Administratorëve të Njësive Vendore me qëllim të harmonizimit të punës me Kryetarët e fshatrave dhe anëtarët e kryepleqësisë për të sensibilizuar opinionin dhe qytetaret për rrezikun e kultivimit apo të trafikimit të kanabisit, si dhe për të dhënë informacione në organet ligjzbatuese në raste të konstatimit të këtyre fenomeneve në territoret që administrojnë.

 

Bashkia Kukës.

Në bazë të informacioneve tona për muajin korrik 2017 kjo bashki ka bërë takime periodike në të gjitha Njesitë Administrative me specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, specialistët e Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve si dhe me Inspektorët e Policisë në zonat e tyre përkatëse, të cilët përveç punës së tyre të përditshme janë të angazhuar dhe në evidentimin e rasteve konkret të kultivimit të bimëve narkotike brenda kufinjve territorial që këta punonjës operojnë, një detyrë kjo e vështirë, por njëherësh mjaft e rëndësishme në finalizimin me sukses të këtij procesi.

Për muajin korrik perveç informacioneve konfidenciale si dhe rasteve të evidentuara nga organet kompetente të drejtorisë vendore të policisë Kukës , nuk kemi patur raste të tjera të raportuara pranë kësaj bashkie.

P.s. Duhet theksuar se deri në momentin që po ju raportojmë nuk kemi informacion nga dy bashkitë tjera të qarkut tonë të Hasit dhe të Tropojës.

 

Drejtoria Arsimore Rajonale Kukes

 

DAR-ja në bashkepunimin me Drejtorinë Vendore të Policisë ka miratuar një Plan të përbashkët pune për luftën kundër kultivimin dhe përdorimit të lëndëve narkotike si dhe ka përcaktuar shkollat ku do të zhvillohet orët e hapura të edukimi për reduktimin e substancave të tjera të rrezikshme.

Drejtorive të shkollave u është lënë detyrë të ngrenë grupet e punës përkatese, të përcaktojnë planin e masave, si dhe të informojnë në DAR për aktivitetet dhe situatën.

Keëto të mblidhen e të organizohen me trupën pedagogjike, bordin e prindërve, qeverinë e nxëneësve, dhe perfaqësuesit e tjerë nga komuniteti dhe të organizojnë aktivitete me temë luftën kundër kanabisit..

Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës është e angazhuar maksimalisht dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e varësisë mbi funksionimin e Taks-Forcës Vendore Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, gjithashtu do të përcjellë pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës të gjitha problematikat apo rastet e konstatuara.

Aktualisht nuk kemi informacion apo problematike konkrete të konstatuar, apo raportuar.

 

Dega Doganës Morinë Kukës

 

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 51, datë 13.04.2017 “Për Krijimin e Task-Forcës Vendore Kundër kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”,si dhe detyrimeve te Task-Forces Vendore te luftes Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit Qarku Kukës “informohemi se ne Doganën Morin për Muajin korrik 2017 janë kryer 1516 skanime të mjeteve të ndryshme me drejtim daljen nga kjo doganë e udhëtimin për në Shqipëri dhe se:

“Nuk janë konstatuar raste të trafikimit të lëndëve narkotike”.

                                                                             

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Kukës

 

Drejtoria e Bujqësisë Kukës edhe gjatë muajit korrik 2017 ka zhvilluar disa inspektime dhe ka zhvilluar disa takime me punonjësit e DB Kukës për njohje dhe zbatim me Urdhrat e Kryeministrit, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prefekturës  Kukës dhe DB  Kukës kundër kultivimit të kanabisit dhe janë të gatshëm që të marrim pjesë në cdo takim apo inspektim në terren që do organizohet për këtë qëllim.

Grupi i punës ka analizuar punën e bërë dhe rezulton se : Nuk kemi raste te konstatuara të kultivimit te kanabisit ne zonat e kontrolluara.

 

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë

 

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Kukës me shërbimet e saj si  Shërbimi i promocionit dhe ai i Shëndetit  Mendor edhe gjatë muajit korrik ka realizuar  disa aktivitete  me nxenësit e Shkollave  9-Vjecare  dhe të Mesme të rrethit Kukës.

 

Ky ishte mesazhi qe eshte  dhënë  në fund te një aktivitetit të zhvilluar nga ana e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë aktivitet që u shoqerua dhe me shperndarje broshurash me moton “Parandalimi dhe trajtimi i drogës është i mundur”.

Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale.

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror

 

Edhe gjatë muajit korrik 2017 nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sërbimit Social Shtetëror  është realizuar një axhende takimesh me shtresa te ndryshme qytetaresh me gjendje te dobët ekonomike te cilat për këtë shkak mund të perdoren nga grupet kriminale si kontigjent per pune ne terren aty ku mund të kultivohen bimë narkotike.

 

Agjensia e Zonave të Mbrojtura

 

Vazhdon puna e pandërprerë edhe gjatë muajit korrik për të realizuar të gjitha detyrat e ngarkuara  edhe nga ana e  Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Po ndiqet me përparësi realizimi i planit të Masave mbi bazë të Urdhërit nr.4, datë 30.05.2017 në të cilën përcaktohen saktësisht detyrat që do ndiqen dhe konkretisht:

Në çdo fundjavë përgjegjësi i sektorit të menaxhimit dhe specialisti i monitorimit do të raportojë me shkrim te drejtori për narkotikët dhe çdo fund muaji informacion për kultivim të bimëve narkotike të fondit pyjor;

Për  çdo kontroll të përbashkët mbahet proçesverbal i cili dorëzohet në administratën e Zonave të Mbrojtura.

Nuk kemi informacion per kultivim të bimëve narkotike në zonat e kontrolluara nga ana e ARZM Kukës.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Kukes

 

Sektori i Inspektoratit Policise Pyjore Qarku Kukes gjate muajit Korrik ka kryer 9 inspektime ne ekonomite pyjore dhe kullosore mbi verifikimin e kultivimit te lendes narkotike kanabis sativa.

Ne rrethin e Kukesit nga inspektoret e policise Pyjore jane kontrolluar ekonomite pyjore Leproj,dhe Dukagjin ne Njesine Administrative Malzi,Ekonomija Pyjore Bushtrice Njesia Administrative Bushtrice,Ekonomija Pyjore Kalis Njesia Administrative Kalis.                                                                                                                                                                       

Bashkia Has jane inspektuar ekonomia pyjore Tej Drini Bardhe Njesia Administrative Gjinaj,ekonomia Krume Bashkia Krume.

Bashkia Tropoje jane inspektuar ekonomia pyjore Stoberde Njesia Administrative Bytyc,ekonomija pyjore Nikaj-Mertur-1 Njesia Administrative Lekbibaj,dhe ekonomija kullosore Lugina Tropojes Njesia Administrative tropoje.

Nga inspektoret e policise pyjore rezulton se gjate kontrolleve të ushtruara nuk jane konstatuar te mbjella lende narkotike kanabis sativa.

 

Radio Kukësi

 

Ka vazhduar organizimi i  fushatave sensibilizuese në Radio Kukësi nëpërmjet emisioneve të ndryshme informuese, sensibilizuese dhe njohëse me anëtar të Komunitetit mësues, prindër, nxënës e psikolog dhe ekspert të fushës për luftën kundër drogës dhe pasojave të saj.

Ka qenë në lartësinë e duhur bashkëpunimi me anëtarët e Task-Forcës Vendore për pasqyrimin në media të punës së bërë dhe të rezultateve të arritura në Luftën kundër Kanabisit.

Po hartohet dhe përpunohet një platformë e qartë mujore për pasqyrimin e të gjithë aktiviteteve në funksion të luftës kundër kanabisit që do të zhvillohet nga ky Institucion.

 

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimit Kukës

 

Deri në momentin që po ju dërgojmë këtë informacion nga AKU Kukës nuk kemi të dhëna për muajin korrik 2017 , por theksojmë se është hartuar një plan masash që mbështetet në bashkëpunimin me Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë Kukës ku janë planifikuar të ushtrohen kontrolle në farmacitë bujqësore, për materiale kanabisi, fara dhe fidanë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në muajin qershor në këto farmaci nuk janë konstatuar fara dhe fidanë të kanabis-it,ndërsa presim të dhëna për këtë muaj.

AKU është në gadishmëri për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe Pushtetin Lokal në lidhje me kontrollin e serave, ambjenteve të mbyllura, pyje dhe kullotave.

 

Në përgjithësi ka një angazhim të plotë të të gjithë antarëve të Task-Forcës Vendore të Qarkut Kukës duke parë vullnetin e madh të qeverisë shqiptare për ta luftuar deri në fund këtë fenomen.

Ndaj si kryesues të Task-Forcës Vendore ju garantojmë në koordinimin dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në funksion të Task-Forcës Vendore për arritjen e rezultateve të kërkuara në “Planin e Veprimit 2017-2020”për ta larguar njëherë e përgjithmonë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe e trafikimit te kanabisit.