Me datë 10-11-12, Qershor 2021, në qytetin e Bajram Currit vazhdojnë konkurimin përfaqësuesit e të gjitha trevave Shqipëtare, në festivalin Sofra Dardane, organizuar nga unioni artistik mbarë kombëtar Shqipëtar.
Ky aktivitet mbështetet nga Bashkia Tropojë, Këshilli i Qarkut Kukës dhe sponsorë të tjerë të ndryshëm.
Shfaqjet u zhvilluan në “amfiteatrin” e stadiumit të lojrave me dorë të qytetit. Në këtë aktivitet morën pjesë duke shpalosur krijimtaritë e tyre artistike me këngë e valle popullore, rreth 1000 artistë e artiste nga mbarë trevat shqiptare.
Në natën e dytë të Sofrës Dardane përshëndeti këte aktivitet Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, i cili falenderoi organizatorët që mundësuan realizimin e edicionit të 18-të të këtij festivali, si dhe vlerësoi qëllimin e këtij festivali duke e konsideruar si një mundësi për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave artistike, kulturore, folklorike, etnografike, të të gjitha trevave mbarë kombëtare Shqipëtare.
Për tre netë me radhë, qyteti i Bajram Currit u kthye në qendrën e kulturës kombëtare Shqipëtare.