Për të sjellë në vëmendje, Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit që shënohet më 2 korrik, Prefekti i Qarkut Kukës ftoj në zyrën e tij, figurën e shquar, gazetarin sportiv të Kukësit, veteranin 83-vjeçar z. Zylfi Tola.
Prefekti i shprehu mirënjohje për punën dhe kontributin e tij të palodhur në gazetarinë sportive.
Gazetari Veteran Zylfi Tola, ka dëshmuar cilësitë e një gazetari të vullnetshëm dhe sakrifikues për të përçuar informacionin në kohë reale. U kujtuan shum gazetarë sportiv si: Ismet Bellova, Ahmet Shqarri, Veli Rada, Ymer Striniqi, Moisi Dalipi, Fejzullah Dollia, Fatmir Popja, Fatmir Efica, si dhe gazetarë sportiv nga
– Hasi si: Sali Kadria e Isa Myzyraj,
– Tropoja: Ilir e Ismail Buçpapa, Xhevdet Mala,
– Kukësi: Jonuz Hallaçi etj .
Zylfiu me punën e tij, ka dëshmuar se është një gazetar i vërtetë, i ndershëm, i saktë dhe profesionist në fushën e tij.
Nder dhe respekt për gazetarët sportiv që perçuan frymën sportive konkurencën, solidaritetin dhe çdo gje të mirë në vendin tonë.
🎖🎖🎖