Me datë 24.04.2017 Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës z Abdulla Domi mori pjesë në takimin e organizuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale Kukës me rastin e hapjes së Qendrës së Mobilizimit e cila do të akomodohet në ambientet e këtij reparti.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe znj Mimi Kodheli , Ministre e Mbrojtjes si dhe ushtarakë të lartë të Shtabit të Pëgjithshëm të Ushtrisë dhe të Komandës së Forcave Tokësore.

Në fjalën e mbajtur nga znj Kodheli u vu theksi tek rëndësia e madhe që ka për vendin ky organizim i ri me qëllim krijimin e një database të plotë për të gjithë oficerët në pension të parakohshëm apo të plotë, në punë apo të papunë të cilët do të jenë një aset i rëndësishm për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.Ajo premtoi unfikimin e punës së këtyre zyrave duke përpiluar një rregullore mbi të cilën do të funksionojë e gjithë struktura e forcave që do të menaxhohen nga qendrat e mobilizimit.Gjithashtu ajo përsëriti angazhimin e të gjithë efektivëve të forcave të armatosura për ndërhyrje në raste emergjencash apo aksione me karakter civil në ndihmë të komunitetit sipas standarteve të Natos..

Nga ana e zotit Abdulla Domi pati një falenderim për punën e mire dhe angazhimin e trupave të DMR-se Kukeës në raste fatkeqësish natyrore apo emergjenca civile verore e dimërore,puna mjaft e mirë e efektivëve të kësaj komande në aksionin e pastrimit të liqenit të Fierzës,të hapjes së rrugëve gjatë periudhës dimërore,të pastrimit të territorit nga minat,të pjesmarrjes së efektivëve në aktivitete përkujtimore si 5 Maj apo 28-29 Nëntori gjë që tregon për një bashkëpunim mjaft të mirë të këtyre trupave.Duke ju uruar punë të mbarë Qendres së Mobilizimit z Domi u shpreh i sigurtë në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen mbi bazën e ligjeve dhe Urdhërave.