Mbarimi i punimeve për Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë

Është përfunduar Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë një investim prej 800 mijë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare.
Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë shtrihet në një sipërfaqe prej 4180 m2 dhe strukturat kryesore janë 2 ndërtesa të cilat do të sherbejnë për zyra, bar, restorant dhe akomodim për turistët. Zyra e informacionit do të jetë ajo që do të orjentojë turistët e huaj në lidhje me 50 shtëpite "guest-house" të zonës, kontaktin, hartat e vendodhjeve, harta dhe broshura të ndryshme për Valbonën, si dhe turet e ecjeve apo ngjitjeve në mal, informacion për Parkun Kombëtar etj. Gjithashtu në këtë qendër është edhe një dhomë me oxhak, e cila do të jet dhoma e miqve, mobiluar sipas traditës së zonës, e cila do të kryejë edhe funksionin e një muzeu etnografik.
Në këtë qendër janë ndërtuar edhe 4 shtëpiza prej druri për akomodim për 50 persona për tju përgjigjur një fluksi turistësh .
Por jo vetëm kaq, në këtë qendër është ndërtuar një dhomë e cila do të shërbejë si dhoma e ndihmës së shpejtë me medikamentet dhe logjistikën përkatëse.
Në këtë qendër është ndërtuar edhe kuzhina, për të promovuar ushqimet tradicionale të zonës, si dhe do të ofrohen kurse trajnimi në lidhje me gatimin.
Tani Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për tju shërbyer në cdo kohë turistëve të cilët vijnë dhe vizitojnë Valbonën.
Në këtë inspektim të mbarimit të punimeve për Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë mori pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Tropojë z.Rexhë Byberi, Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana dhe banorë të zonës.
Në Këtë aktivitet u prezantua dhe përurua libri (albumi) i z.Alket Islamit, Mjeshtri Aeronautikës Shqiptare “Alpet Shqiptare nga Ajri" “.