Marshim Sensibilizues për Luftën kunder fenomenit të Trafikimit

AKTIVITETE TE MUAJIT ANTITRAFIK

Ne baze te detyrave ligjore te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes,ne kuader te Muajit Tetor 2016 i shpallur si Muaji Antitrafik,si dhe ne baze te kalendarit te miratuar nga Kordinatori Kombetar Antitrafik ne Qarkun tone u zhvilluan nje sere aktivitetetesh me teme Luften Kunder Trafikimit te Personave dhe konkretisht:

Me date 18.10.2016 ne kuader edhe te Dites Europiane te Luftes Kunder Trafikimit te Personave ne qytetin Kukes u zhvillua nje marshim sensibilizues per luften kunder fenomenit te trafikimit.Ne kete marshim i cili u organizua nga TTAT pati pjesmarrje te nxenesve nga shkollat e qytetit si dhe punonjes te DAR,te Drejtorise se Sherbimit Social Shteteror,te Drejtorise Rajonale te Shendetesise ,te Bashkise Kukes,te Policise si dhe te Prefektures.Ishte nje marshim i organizuar mjaft mire me pankarta dhe parulla,femije te veshur me bluza te cilat kishin logon dhe imazhin e luftes kender fenomenit,ndaj dhe mendojme se pati nje impakt shume te mire per sensibilizimin e qytetareve ne luften kunder fenomenit te trafikimit te personave.