Të nderuar miq , sot dorëzova detyrën e Prefektit dhe urova prefektin e ri të qarkut Kukës z. Ali Hallaçi .
Për më shum se katër vjet e gjysmë ushtrova ktë detyrë të nderuar , duke patur prioritetin kryesor realizimin e misionit të Prefektit dhe në mënyrë të veçantë shërbimin ndaj qytetarve.
E ndjej veten me fat që mu dha mundësia të shërbej në qarkun e Kukësit , të kem shum përvoja dhe eksperienca të reja në koordinimin dhe bashkpunimin e punës me drejtues e kuadro të niveleve të ndryshme , duke bërë mjaft punë të mira për qytetarët që s’ka nevoj sot t’i përmend , pasi vet qytetaret i dinë dhe shofin dallimin …..
Me këtë rast dua të falenderoj :
Gjashtë kryetarët e bashkive
Këshillat bashkiak të tre bashkive , të dy legjislaturave të fundit ,
Këshillin e qarkut të dy legjislaturave të fundit ,
Drejtorët e drejtorive teritoriale ,
Drejtuesit e institucioneve shtetrore në nivel vendor,
Organizatat e veteranëvë të LANÇ-it dhe pasardhësve të tyre,
Organizatat e familjeve të dëshmorve,
Organizatat e ushtarakve në rezerve e lirim ,
Organizatat e shoqërisë civile ,
Drejtuesit e komuniteteve fetare ,
Dua të falenderoj çdo qytetar që ka qenë në zyren time dhe të N/Prefekteve Has e Tropojë të cilët kanë ndarë me ne problemet e shqetsimet ( nga me të ndryshmet ) që ata kanë patur , ku jo të gjitha gjithmonë janë zgjidhur , por ama , janë sqaruar për çdo gjë sipas rastit konkret .
Dua të falenderoj administratën e Prefektit , ku gjatë gjithë kohës ka qenë në krye të punëve , nuk ka shkollë apo qendër shëndetësore nga Kalisi në Nikaj Mërtur , që nuk e kan vizituar e monitoruar…. Një punë e shkëlqyer u bë me arkivin , ku çdo gjë u vendos sipas standarteve të kërkuara ,mbi 6000 e sa faqe dokumente të luftës së Kosovës u digjitalizuan dhe ndodhen pranë këti arkivi …. Pranë kësaj administrate gjen çdo lloj statistike për qarkun .
Dua të falenderoj përfaqësuesit e medias në qytetin e Kukësit , presidentin e Kukës tv. z. Lutfi Meçka me gjith stafin e tij , drejtorin e Rtsh Kukësi z. Jonuz Hallaçi dhe të gjithë stafin e tij , të cilët gjatë gjithë kohës mbuluan në mënyrë të shkëlqyer zhvillimet në qarkun e Kukësit duke dhënë në kohë reale çdo informacion ….
Mirënjohje , nder dhe respekt për çdo banor të qarkut të Kukësit (Kukës , Has e Tropojë) , të cilët janë vital dhe krenar , me tradita të shkëlqyera të tabanit të shqipëtarisë , për tu patur lakmi është pasuria e madhe shpirtërore që ata kanë …. …..( edhe pse këta banor nuk janë aq të pasur nga ana materiale , në të gjith qarkun nuk gjen asnjë lyps …) Përulem me respekt përpara dinjitetit , personalitetit dhe madhështisë së çdo banori e familje të qarkut të Kukësit …