Inspektim ne terren nga Shtabi i Emergjencave Civile te Prefektures Kukes.

Ne zbatim te detyrave te ngarkuara nga takimi i Komisonit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile nga data 04.01.2017 e ne vazhdim Shtabi i Emergjencave Civile i perbere nga z Abdulla Domi Sekretar i Pergjithshem z Azem Tema Sektori i Emergjencave Civile dhe z Ilmi Lisha Sektori i Monitorimit te Kompetencave Vendore kane zhvilluar disa inspektime dhe kane qene ne gadishmeri 24 ore duke marre informacion dhe duke kordinuar punen per te perballuar me sukses situaten e krijuar nga temperaturat e ulta dhe bllokimi i territorit nga renja e sasise se madhe te bores.

Kemi pasur kontakte te vazhdueshme me te gjitha firmat sipermarrese dhe inspektime ne cdo kohe diten dhe naten ne te gjitha segmentet me qellim qe te mbahen ne gadishmeri te gjitha rruget dhe te hidhet  krype per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore.

Edhe nga OSHEE eshte kerkuar te jene ne gadishmeri te vazhdueshme dhe te ndjekin situaten me qellim eleminimin sa me shpejt te difekteve dhe furnizimin ritmik te abonenteve me energji elektrike.

DAR ne bashkepunim me Bashkite te marrin masa per furnizmin me dru zjarri per ngrohje dhe te sigurohet transporti per nxenesit dhe mesuesit kur rifillon procesi mesimor.

Porosi specifike dhe kordinim te vazhdueshem ka pasur nga strukturat e shendetesise dhe te policise se shtetit me qellim qe ti pergjigjemi ne kohe dhe me masat e duhura situates se krijuar nga  gripi.

Vazhdojne  inspektimet intensive ne te gjithe territorin e qarkut dhe po kordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten e krijuar.