HAPJA E SEZONIT TURISTIK VEROR 2021 NË BASHKINË TROPOJË
Sot me datë 11.6.2021 në Bashkinë Tropojë, Nj.A Margegaj, në Valbonë, nën kujdesin e Bashkisë Tropojë dhe Këshillit të Qarkut u hap sezoni turistik veror 2021.
Në këtë eveniment morën pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Rexh Byberi, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi, Këshilli Bashkiak Bulqizë, grupe dhe shoqëri artistike mbarëkombëtare si: grupi Dardania, grupi Çamëria “Krahu i Shqiponjës” Vlorë, grupi Qemal Hazizi nga Vitia e Kosovës, Shoqëria Lugina e Preshevës, grupi Flaka e Llapit nga Podujeva, Ansambli Artistik Haziz Ndreu nga Dibra, etj.
Pas hapjes së evenimentit nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana përshëndeti eventin, ku fillimisht vlerësoi bukuritë dhe resurset natyrore të zonës. Krahas kësaj ai u fokusua në disa çështje të cilat kanë impakt kryesor në mbarëvajtjen e sezonit turistik, si: ruajtjen e sigurisë dhe rendit, shërbim shëndetësor efikas, energji elektrike pa ndërprerje etj.
Në fund të përshëndetjes, Prefekti ju uroi të gjithëve një sezon të mbarë turistik.
Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Rexh Byberi, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje i akordoi një çertifikatë vlerësimi, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi.
Në këtë eveniment u shfaqën këngë e valle popullore të krahinave të ndryshme, ekspozite me punime artizanale, piktura, gastronomia e pasur vendase etj.