Gëzuar festën e 7-Marsit, festën e dijes!

Të nderuar mësuese, mësues, drejtues të arsimit në Qarkun e Kukësit!
Gëzuar festën e 7-Marsit, festën e dijes !
Urimet më të mira për ju dhe për të gjithë para ardhësit tuaj që sot janë të pensionuar dhe që gjithë jetën e tyre ja kushtuan dhënies së dijes e diturisë në breza të tërë të shoqërisë.
Mirënjohje, nder dhe respekt për Ju, për këtë armatë të madhe kuadrosh që me punën e tyre, ndërtojnë themelet e ardhmërisë të shoqërisë tonë.
Vlerësoj punën e mësuesve në kushtet e pandemisë të cilët me përkushtim të lartë po punojnë për realizimin e misionit të tyre të shenjtë...
Respekt të pafund për mësueset e mësuesit, ata që përcaktojnë ardhmërinë e shoqërisë tonë, njerëzit më të nderuar e të respektuar !
Gëzuar e mbarësi !
Prefekti i Qarkut Kukës
Zenel Kuçana