Fuqizimi i Strukturave Lokale Shtetërore në Mbrojtje të Viktimave të Trafikimit Shqipër

“Fuqizimi i Strukturave Lokale Shtetërore në Mbrojtje të Viktimave të Trafikimit Shqipëri”

Sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit z Abdulla Domi mori pjese në një aktivitet të fundit të këtij projekti, në konferencën përmbyllëse e cila u organizua në datën 15 Dhjetor 2016, në mjediset e Hotel Rogner,në orën 09:30.

 

Ne kete takim ishin te pranishen zv Ambasadori Amerikan ne Shqiperi,Kordinatorja Kombetare Antitrafikim znj Gjebrea , Drejtori i Caritas Shqiptar z Nikolla si dhe perfaqesues te gjashte Qarqeve ne te cilat u implementua ky projekt qe Caritas Shqiptar në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti Trafik, realizuan Tetor 2014 – Dhjetor 2016, “Fuqizimi i Strukturave Lokale Shtetërore në Mbrojtje të Viktimave tëTtrafikimit në  Shqipëri”.

Projekti u financua nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe CRS dhe kishte për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë civile për viktimat e trafikimit në 6 qarqe pilot të Shqipërisë  Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës

Ne fjalen pershendetese qe z Domi mbajti ne emer te Prefektures Kukes u theksua puna e mire dhe rezultatet e arritura ne luften kunder fenomenit te trafikimit te pesonave,mbeshtetja qe i ka dhene strukturave lokale qe merren me trafikimin Caritas Shqiptar nepermjet trajnimeve te ndryshme dhe se për ne këto dy vite kanë qenë shumë të rëndësishem pasi patem fatëm fatin të bashkëpunojmë , mësojmë nga njëri tjetri dhe te përmirësojmë punën tonë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.