Festime me rastin e ditës së “Gështenjës”- Bashkia Tropojë

Sot me 23.10.2020 në qytetin B. Curri, Bashkia Tropojë u festua dita e "Gështenjës"
Në këtë festë mori pjesë Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z Abdulla Domi.
Për pritjen dhe mirëseardhjen në këtë aktivitet përshëndeti N/Kryetari i Bashkisë Tropojë z. Abedin Kërrnaja.
Me këtë rast përshëndeti edhe Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, i cili theksoi se Qeveria Shqiptare bëri të mundur që shum shpejtë fermerët e gështenjave do të marrin në pronësi pronat e tyre duke patur mundësine për investime, për shtimin e sipërfaqes, luftimin e sëmundjeve të ndryshme dhe kultuvimin e kësaj peme në menyrë shkencore. Fjalën pershendetëse e mori edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi.