Ceremonia e përurimit te strukturës operacionale “Shqiponja” në Qarkun e Kukësit

Sot në parkun Zabeli të qytetit të Kukësit u zhvillua ceremonia e përurimit te strukturës operacionale "Shqiponja" në Qarkun e Kukësit. Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Brendshëm z. Sandër Lleshaj, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit Qarkut z. Abdulla Domi, Kryetar i Bashkisë Kukës z. Safet Gjici, N/Kryetari i bashkisë Tropojë z. Abedin Kërnaja, Drejtori i Departamentit Policisë së Shtetit për Rendin dhe Sigurinë z. Xhovalin Loka, Drejtori i Përgjithshëm i IKMT znj. Dallëndyshe Bici, përfaqësues nga DVPQ, IKMT-së Qarkut, administrata e Prefektit të Qarkut etj.
Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Kukës z. Henerigert Mitri. Përshëndeti takimin Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, i cili vlerësoi punën e mirë të bërë nga Policia e Qarkut në:
1- Ruajtjen e sigurisë dhe rendit.
2-Luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike
3-Luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.
4-Mbrojtjen e pyjeve nga zjarret e prerjet e paligjshme.
5-Luftën ndaj gjuetisë së paligjshme etj.
Me këtë rast, gjithashtu përshëndetën; Drejtori i Departamentit te Policisë së shtetit për Rendin dhe Sigurinë z. Xhovalin Loka , si dhe Kryetari i bashkisë Kukës z. Safet Gjici. Në fund takimin e përshëndeti Ministri i Brendshëm z. Sandër Lleshaj, ku vlerësoi punën e bërë deri më tani nga strukturat e Policisë së Qarkut Kukës, dhe trajtoi mirëorganizimin dhe mirëfunksionimin e Policisë në tërësi, ku theksoi se janë shtuar 1700 forca te reja policore, është ulur kriminaliteti në shkallën 47%, si dhe është rritur niveli profesional i kësaj policie. Gjithashtu, Ministri i Brendshëm përgëzoi gjithë strukturat emergjente të Qarkut, ku theksoi se gjatë periudhës së verës nuk ka patur asnjë zjarr në pyje. Në fund të takimit Ministri i uroj suksese strukturës së re policore *Shqiponja* në zbatimin e detyrave operacionale që kjo strukturë do të realizojë.