PREFEKTI I QARKUT KUKES

Kukes 16.02.2018

Analizë mbi punen e bërë nga Komiteti Rajonal dhe Tryeza Teknike Antitrafik për vitin 2017 dhe detyrat që do të realizohen për vitin 2018.

Me date 16.02.2018 ora 11.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim i Komitetit Rajonal dhe i Tryezes Teknike Antitrafik per te bere nje analize te punes se bere , per te miratuar rregulloren e re te dhe per tu njohur me Planin e Veprimit Antitrafik per Vitin 2018.
Fjalen e hapjes se ketij takimi e beri Prefekti i qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili theksoi rendesine e ketij takimi per vete tematiken qe diskuton si dhe porositi te gjithe aktoret e perfshire ne kete komitet te kene te gjithe vemendjen e duhur per luften kunder fenomenit te trafikimit.Pastaj raportin mbi punen e bere gjate vitit qe shkoi e mbajti Kordinatori i Pergjithshem dhe Kryetari  i Tryezes Teknike z Abdulla Domi.  Edhe gjate vitit 2017 nga Institucionet pergjegjese jane zhvilluar nje sere aktivitetesh dhe duhet thene se ne pergjithesi jane realizuar te gjitha detyrat e vena nga Komiteti Rajonal Antitrafik ne Planin e Veprimit 2017.

Janë zhvilluar 6 takime në nivel Prefekture duke angazhuar Komitetin Rajonal dhe Tryezën Teknike me përfshirjen e të gjithë aktorëve që ngarkon ligji.

Duhet theksuar se puna e strukturave të Drejtorise Vendore të Policise se Shtetit dhe te Policise se Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe te strukturave te tjera ligjzbatuese edhe gjate vitit 2017 ka qene e mire dhe bashkepunimi ne mes ketyre strukturave ka qene ne lartesine e duhur ne luften kundër fenomenit te trafikimit të personave, evidentimin e personave apo grupeve kriminale qe merren me kete veprimtari te paligjshme.
Vlen per te falenderuar ne kete analize punen e mire te specialisteve te Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror te cilet ne cdo kohe kane qene te gatshem te asisitojne ne rastet e Intervistimit te Viktimave apo Viktimave te Mundshme te Trafikimi prane strukturave te specializuara te Policise se Shtetit.
Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me drejtorite e shkollave ka vazhduar sensibilizimin e nxënësve  për rreziqet e trafikimit të personave.në kuadër të edukimit , dhe një nga keto pika ka qenë dhe rreziku që vjen nga mashtrimi  per nje jete ekonomike me te mire.Vemendje e vecante i eshte kushtuar dhe po ju kushtohet adoloshenteve  te familjeve qe kane probleme ekonomike apo sociale si nje nder kontigjentët e mundshem per rekrutim apo trafikim nga ana e grupeve kriminale.
Nga Bashkia Kukes dhe sidomos nga nga Drejtoria e Sherbimeve Sociale prane kesaj bashkie eshte bere nje pune e mire per identifikimin e personave ne rrisk trafikimi si ne qytet ashtu edhe ne Njesite Administrative ,si dhe ne promovimin e Luftes kunder Fenomenit te Trafikimit ne te gjithe strukturat qe ka ne vartesi kjo bashki.
Drejtoria Rajonale e Shendetesise Kukes ka organizuar takime me punonjesit e Institucionit dhe te qendrave shendetesore mbi rolin e punonjesve te shendetesise per identifikimin e target grupit.
Ne kete takim u fol per punen mjaft te mire te zhvilluar gjate muajit Tetor nga ana TTAT dhe bashkepunimin me DAR Kukes,dy ZA ne Has dhe Tropoje,Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social,Drejtorine Vendore te Policise si dhe Drejtorine Rajonale te Shendetesise,si dhe TV Kukes per realizimin dhe pasqyrimin e te gjithe aktiviteteve te planifikuara ne kalendar, seriozitetin dhe cilesine e larte te mbajtjes se ketyre takimeve.
Pastaj te gjithe antaret e KRAT dhe te TTAT disktuan dhe dhane opinionet e tyre ne lidhje me premiresimin e punes ne drejtim te luftes kunder fenomenit te trafikimit te personave.
Ne fund te takimit u miratua rregullorja e funksionimit te KRAT dhe TTAT si dhe Plani i Veprimit per vitin 2018.