PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Analizë 6 mujore mbi punën e bërë nga Komiteti Rajonal dhe Tryeza Teknike Antitrafik.

Me datë 26.06.2018 ora 11.00 në Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal dhe i Tryezes Teknike Antitrafik per te bere nje analize te punes per 6 mujorin e parë të vitit 2018.
Fjalen e hapjes se ketij takimi e beri Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana i cili porositi te gjithe antarët te kene vemendjen e duhur në luften kunder fenomenit te trafikimit.
Pastaj raportin mbi punen e bere gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2018 e mbajti Kordinatori i Pergjithshem dhe Kryetari  i Tryezes Teknike z Abdulla Domi i cili në fjalën e tij tha:
Zhvillojme sot kete takim me Komitetin Rajonal dhe Tryezen Teknike Antitrafik per te bere analizen e  punes se bere per 6 mujorin  e pare te vitit 2018.
Nga te dhena qe disponon Institucioni Prefektit te Qarkut rezulton se Institucionet pergjegjese kane zhvilluar nje sere aktivitetesh dhe duhet thene se ne pergjithesi jane realizuar te gjitha detyrat e vena nga Komiteti Rajonal Antitrafik ne Planin e Veprimit.
Ky eshte takimi i dyte periodik qe zhvillohet ne Prefekturë duke angazhuar Komitetin Rajonal dhe Tryezën Teknike me përfshirjen e të gjithë aktorëve që ngarkon ligji.  Për më teper na rezulton se :
Ka pasur nje angazhim te mire te strukturave të Drejtorise Vendore të Policise se Shtetit dhe te Policise se Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe bashkepunimi ne mes ketyre strukturave ka qene ne lartesine e duhur ne luften kundër fenomenit te trafikimit të personave, evidentimin e personave apo grupeve kriminale qe merren me kete veprimtari te paligjshme , me qëllim goditjen në kohe të këtij aktiviteti si dhe marrjen e masave per vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga kjo drejtori raportohet se nuk kemi raste te konstatuar te kesaj veper penale.
Ne kete periudhe te sezonit turistik nga ana e Policise Vendore te Kufirit dhe Migracionit nje vëmendje e veçantë po i kushtohet identifikimit dhe parandalimit të veprimtarisë kriminale të trafikimit pasi procedurat e perpunimit te mjeteve dhe qytetareve jane me liberale dhe fluksi i hyrje-daljeve në kufi është më i lartë.
Nje pune e mire eshte bere nga ana e specialisteve te Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror te cilet ne cdo kohe kane qene te gatshem te asisitojne vete dhe te kerkojne psikologe ne rastet e Intervistimit të Viktimave apo Viktimave të Mundshme të Trafikimi pranë strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit.
Nga te dhenat e Drejorisë Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror Kukës për këtë periudhë rezulton se është intervistuar një rast (minorene) e cila pas intervistimit është dërguar pranë familjes.
Në fund të takimit z Kuçana në cilësinë e kryetarit te Komitetit Rajonal Antitrafik ju solli në vëmendje të pranishmëve qe te vazhdojme angazhimin institucional dhe njerezor për marrjen e masave në luften kunder fenomenit te trafikimit si dhe ndergjegjesimin e qytetareve per zhdukjen e ketij fenomeni,si nje nder prioritetet e Qeverise Shqiptare.                                                                                                26.06.2018