Analiza Vjetore e Punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës për vitin 2018.16.01.2019.

Me datë 16.01.2019 ora 10.00 në sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukës u zhvillua Analiza Vjetore e punes se bere nga ana e Administrates se Prefektit per vitin 2018.
Ne këtë analizë merrnin pjesë znj Alma Mele Drejtoreshe e Kordinimit me Prefekturat dhe Funksionet e Deleguara ne Ministrine e Brendshme se bashku me specialistin e kesaj drejtorie z Saimir Himallari , Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana , 2 Nënprefektet e rretheve Tropojë dhe Has si dhe gjithë punonjësit e Administratës së Instituicionit se Prefektit te Qarkut Kukes.
Fillimisht fjalen e mori ne kete analize Prefekti i Qarkut z Kuçana i cili foli shkurtimisht mbi realizimin e detyrave të ngarkuara nga ana e Keshillit te Ministrave gjatë vitit 2018
Prezantimin e materialit analizës vjetore i cili ishte pregatitur me slajte e mbajti Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.

Persa i takon punes se bere nga ana e Administrates se Institucionit te Prefektit kemi pasur nje angazhim konkret per realizimin e detyave ligjore me ndjekjen periodike te punes se cdo sektori,por mendoj se duhet nje pune me e mire ne grup dhe ne bashkerendimin mes zyrave.

Duhet theksuar se te gjithe sektoret kane punuar me perkushtim ne realizimin e detyrave si : Sektori  Juridik, Sektori i Finances dhe i Sherbimeve Mbeshtetese,Zyra e Emergjencave Civile,Sektori i Monitorimit te Kompetencave Vendore, dhe ai i Gjendjes Civile te cilet ne punen e tyre ditore dhe ligjore kane lidhje te drejtperdrejte me sherbimin ne kohe e brenda afateve ligjore ndaj te gjithe problematikes qe paraqitet ne institucion dhe kerkon vemendje per zgjidhje.

E moren fjalen dhe diskutuan ne kete analize pune disa nga shefat e sektorëve të cilët theksuan punen e e mire dhe problemet e hasura gjate vitit 2018 si dhe premtuan për një permiresim të punës në sektoret respektive në lidhje me disiplinën në punë,etikën në komunikim me qytetarët.

Pastaj diskutuan edhe Nenprefekti i rrethit te Tropojes z Granit Kurmekaj si dhe Nenprefekti rrethit te Hasit z Selman Geca te cilet paraqiten shqetesimin e tyre ne lidhje me mos plotesimin e vendit vakant te specialistit te pritjes se qytetareve prane Nenprefektit si dhe mungesen e investimeve.
Foli ne kete takim edhe znj Alma Mele dhe pastaj Prefekti i Qarkut z Kuçana paraqiti objektivat që Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës do të realizojë gjatë vitit 2019.

Disa  nga objektivat e Institucionit të Prefektit te Qarkut Kukes për  vitin  2019

1-Ndjekja me përparësi e të gjithë detyrave dhe detyrimeve që do ti ngarkohen Institucionit në kete vit zgjedhor si dhe ne kuadër të nismës “Për një Shqipëri të Pastër”.

2- Mbështetjen qe do japim për tre Ndërmarrjet e Ujësjellëseve në shkallë Qarku në aksionin për formalizimin e punës në drejtim të mbledhjës së detyrimeve për ujin e pijshëm.

3-Shërbimi me korrektesë , me përparesi dhe me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.

4-Kontroll i vazhdueshëm i disiplinës në punë brenda Institucionit dhe luftës së vazhdueshme kundër fenomeneve të korrupsionit dhe nepotizmit nëpër Institucionet qëndrore në nivel lokal.

5-Ndjekja e kualifikimeve dhe trajnimeve për një Administratë të kualifikuar dhe që i përgjigjet stadit të zhvillimit dhe përcaktimeve të Statusit të Nepunësit Civil.

6-Rritja e punës dhe e përgjegjësise në përballimin e Emergjencave Civile si dhe realizimi i të gjitha detyrave që i dalin Institucionit të Prefektit në bazë të ligjit për ndjekjen e  punës së task-Forcave.

7-Inspektime ne te gjithe territorin e Qarkut per te ndjekur ecurine e Investimeve nga Qeveria apo Bashkite sidomos ne ato me karakter strategjik ne fushen e Infrastruktures apo turizmit.