Sot Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi “Analizën Vjetore 2020” me administratën e tij duke respektuar protokollin e MSHMS.
Nē këtë analizë mori pjesë; Drejtori Përgjithshëm për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrinë e Brendshme zj Alma Mele.
Në këtë analizë ishin të pranishëm N/Prefekti i Tropojës z Mujē Gosturani,
Përgjegjësit e Sektorëve dhe zyrave të administratës së Prefektit.
Fjalën e hapjes mbi punën e bërë nga administrata e tij e mbajti Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana.
U mbajt një minutë heshtje për humbjen e jetes se Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, të ndjerit Besnik Hallaçi.
Nga Ministria e Brendshme përshëndeti znj. Alma Mele.
Për punën e bërë gjatë vitit 2020 nga Administrata e Prefektit të Qarkut fjala ju dha Sekretarit të Përgjithshëm z.Ilmi Lisha.
Në raport u cilësua Aktiviteti i Prefektit të Qarkut sipas përgjegjësisë ligjore të tij në të gjithë Qarkun.
Gjithashtu u pasqyrua puna e N/ Prefektëve të Tropojës dhe Hasit si dhe sektorëve të zyrave përkatëse.
Në këtë analizë diskutuan përgjegjësit e sektorëve.
Në fund të analizës nga Prefekti i Qarkut u dhanë Prioritetet, objektivat dhe detyrat kryesore për vitin 2021.