Aktivitet në kuadër të “Ditës ndërkombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Katastrofat” në bashkinë e Kukësit
Sot më datë 13.10.2020 në kuadër të “Ditës ndërkombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë dhe Katastrofat” në bashkinë e Kukësit, u zhvillua një aktivitet sensibilizues, ku morën pjesë: Prefekti i Qarkut së bashku me administratën e tij, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Kryqi i Kuq Shqiptar Dega Kukës, përfaqësues nga administrata e bashkisë Kukës, Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësore, përfaqësues të strukturave përgjegjëse të Mbrojtjes Civile, mësues dhe nxënës të shkollave, vullnetarë e qytetarë të ndryshëm. Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve pati interesim jo vetëm nga strukturat shtetërore por edhe nga qytetarët e bashkisë Kukës.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Prefekti i Qarkut, i cili bëri një ekspoze të fatkeqësive të ndryshme që kërcënojnë Qarkun e Kukësit, e më së shumti u përqendrua tek pandemia e cila ka përfshirë gjithë globin. Ai theksoi se po punohet në ngritjen e kapaciteteve, studimin e planizimin e strukturave për të qenë të gatshëm me qëllim ndërhyrjen e duhur në përballimin e fatkeqësive, në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronës, trashigimisë e mjedisit.
Nga ana e tij u kërkua angazhim duke filluar që nga qytetarët e deri te strukturat përgjegjëse për bashkimin e të gjitha vlerave e kapaciteteve, në përballimin e situatës së vështirë që po përjetojmë aktualisht, ku në qendër të vëmendjes duhet të jetë jeta e qytetarëve.
Qëllimi i këtij aktivitetit është zvogëlimi i rreziqeve nga fatkeqësitë e ndryshme. Në zbatim të aktiviteteve të planifikuara u zhvillua prezantimi i informacionit sensibilizues në lidhje me Mbrojtjen Civile në shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi” dhe shkollën e Mesme të Përgjithshme “Havzi Nela” të qytetit të Kukësit.
Në qendër të qytetit u vendos tenda ku ju prezantua qytetarëve materiali informues dhe sensibilizues për Mbrojtjen Civile. Takimet u realizuan duke rrespektuar rregullat e distancimit fizik, përdorimit të maskave etj. Nxënësit e qytetarë të ndryshëm paraqitën interes me anë të pyetjeve të ndryshme për njohjen në përgjithësi të fenomeneve të fatkeqësive dhe reagimin ndaj tyre
You can share this story by using your social accounts: