Aktivitet në Institucionin e Prefektit të Qarkut me sportistë veteranë elitar të Kukësit.

Ne kuader te festimeve te “Vitit te Skenderbeut”me inisiativen e Prefektit te Qarkut Kukes z Zenel Kuçana me date 05.11.2018  u zhvillua nje takim me disa nga sportistet veteranê elitarë te Kukesit.Ishin nje plejade e tërë sportistesh pothuajse nga te gjitha llojet e sportit ( mundje, ski , futboll, volejboll, basketboll, alpinizem ,shah etj.) që moren pjese ne kete ceremoni te thjeshtë. Prezantimin në slajte te materialit te pregatitur e beri Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.Pas prezantimit dhe fjales pershendetese të të gjithe te pranishmeve keta sportiste u vleresuan me “Çertifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut Kukes.Perulje me respekt perpara ketyre personaliteteve qe i kane dhuruar shume emocione qytetareve duke i bere krenar nder vite.Perkujtim edhe per ato sportiste qe sot nuk jetojne si ; Shkelzen Domi , Shefit Bulica , Mane Meçka e te tjerë sportistë te cilët i kujtojmë dhe ju qoftë dheu i lehtë.Ishte nje takim dhe aktivitet i thjeshte i ndertuar ne formë koktej ,por njekohesisht ishte nje takim mjaft emocionues,modest dhe mbreselenes per nga menyra se si ishte konceptuar dhe ndertuar.
Faleminderime pati ne kete aktivitet edhe per ekipin aktual te FK Kukesit dhe falenderim edhe ekipeve te mundjes kuksiane ne dy displinat.

Ne oren 18.00 te kesaj dite se bashku me Prefektin z Kuçana ishim ne shtepine e ish-basketbollistit Naim Selmani dhe i dorezuam Çertifikaten e Mirenjohjes..Per shkak te nje nderhyrjeje e pati te pamundur te ishte prezent sot ne takim.Respekte per te gjithe sportistet kuksianë.

ZOTI I RUAJTË DHE I BEKOFTË SPORTISTËT KUKSIANË TË TË GJITHA KOHRAVE  KUDO QOFSHIN ATO BRENDA DHE JASHTE VENDIT. RESPEKTE PER JU.