Me datë 16.9.2020 u bë inagurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e dy banesave sociale 8-katëshe me 1 kat nëntokë, në rrugën, “Dëshmorët” në bashkinë Kukës, në pronësi të Entit Kombëtarë të Banesave, me zhvillues Entin Kombëtarë të Banesave.
Në këtë inagurim moren pjesë Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i bashkisë Kukës z. Safet Gjici, Drejtori i Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave z. Stefan Çipa, Drejtoresha e EKB Qarku Kukës zj. Nazmije Mustafa, përfaqësuesi i firmës “Geci” z. Ram Geci, etj.
Ky është një ndër investimet më të mëdha që po bëhet në Kukës me vlerë 215,004,450 lekë , kjo falë bashkëpunimit mes një sërë aktorësh si Drejtoria e Përgjithshme e Entit Kombëtar të Banesave, Bashkia Kukës e cila i ka ofruar tokën falas dhe ka hequr taksat e infrastrukturës me qëllim përshpejtimin e procedurave për fillimin nga puna, shoqëria “Geci” SH.P.K. një ndër firmat me serioze e prestigjoze në fushën e ndërtimit e cila do të realizojë punimet e ndërtimit brenda afatit dhe me standarte të larta etj,
Ndërtimi i këtyre objekteve banesore është i nevojshëm për bashkinë kukës, pasi rezultojnë afro 280 familje pa strehim. Ky projekt përmban 75 apartamente dhe pritet të realizohet brenda afatit 1 vjeçar. Objektet qe priten të ndërtohen janë 8-katëshe + 1 kat nën tokë, ku do të ofrohen edhe shërbime të tjera komerciale dhe parkimi.
Së shpejti pritet të fillojnë punimet edhe në dy bashkitë e tjera Has dhe Tropojë.