🤝 Takim pune me drejtorin e OSHEE z.Afrim Hoda, drejtorin e UK bashkisë Kukës z Asllan Hoxha, drejtorin e NJVKSH z. Fadil Morina, në zbatim të masave të marra për mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 .
Në këtë takim Prefekti falenderoj drejtuesit dhe administratat e tyre për mbajtjen e gjendjes normale të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Ai dha këto detyra :
1⃣ Furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje të qytetarëve ,Institucioneve , e bizneseve që janë në punë.
2⃣ Furnizimin me ujë të pishëm e klorinimin e tij sipas parametrave teknik .
3⃣ Bërjen reale të analizave të ujit të pishëm çdo ditë.
4⃣ Gatishmeri e perhershme non stop 24- ore e administratave në shërbim të qytetarëve.
______________________________________

🤝 Takim me drejtuesit e Medias e lokale të Kukësit z. Jonuz Hallaçi drejtor i RTSh Kukësi dhe z. Baudin Murati drejtor i TV Kukësi .
Media lokale duhet të jetë një nga kontribuesit dhe luftëtarët kryesor për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve të qarkut, për zbatimin e këshillave të specialistëve të mjekësisë dhe vendimeve të Qeverisë për parandalimin e infektimit të qytetarëve me Covid-19.
Vetëm duke bashkuar forcat dhe energjitë e të gjithëve do të ja dalim mbanë me sukses, nga kjo situatë e vështirë, duke mos harruar se është vetëm fillimi i saj.
______________________________________

🤝 Takim pune me DVPSH z. Zef Laska, Komandantin e DMR z. Kastriot Imeraj, Kryeinspektorin e Policisë Bashkisë Kukës, z. Ylber Duraku, Shefin e Komisariatit të Kukësit z. Agron Kurti dhe Inspektorin e Qarkullimit Rrugor Kukës z.Rrustem Mazrreku.
Prefekti i Qarkut i falenderoj drejtuesit dhe strukturat e tyre per angazhimin maksimal dhe profesional te deritanishem .Ai vuri detyra konkrete në zbatim të Aktit-Normativ te Qeverise dhe urdherave te Ministrave në mbrojtje të qytetarëve nga Covid-19 si:
1⃣Kontrolli i të ardhurve nga zonat e kuqe dhe vetëkarantinimi i tyre.
2⃣Mos lejimi i qarkullimit të mjeteve nē oraret e ndaluara.
3⃣Nderprerja e lëvizjes së qytetarëve sipas orareve të catuara.
4⃣Bashkëpunimi i strukturave, jo deshirë por detyrim ligjor