Sot me 16.10.2020 në Bashkinë Tropojë u festua 76 vjetori i çlirimit të Rrethit Tropojë nga forcat naziste e hordhitë e tyre. Për çlirimin e Tropojës morën pjesë forcat partizane të inkuadruara në formacione luftarake, në krah të kualicionit fitimtar të luftës së dytë botërore.
Në ceromoninë e organizuar me këtë rast mori pjesē Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë Tropojë z.Rexh Byberi , N/Prefekti z.Granit Kurmekaj, punonjës të adminstratës shtetërore e bashkiake etj.
Me këtë rast u vendosën kurora te varrezat e dëshmorëve.
Për efekt të pandemisë dhe zbatimit te protokollit të Shëndetësisë, pjesëmarrja qe e kufizuar.