Me daten 10.02.2016 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua analiza vjetore e punes Janar-Dhjetor 2015.Merrnin pjese ne kete analize edhe 2 nenprefektet e rretheve Tropoje dhe Has zoterinjte Mustaf Tahiraj dhe Selman Geca.Analiza vjetore u hap me fjalen pershendetese te Prefektit z Liman Morina i cili falenderoj stafin e Prefektures dhe te gjithe punonjesit per angazhimin e tyre ne realizimin e detyrave te ngarkuara.

Pastaj Sekretari i Pergjithshem i Institucionit z Abdulla Domi beri nje pasqyre te plote te punes se te gjithe sektoreve te Prefektures ne zbatimin dhe realizimin e objektivave te vendosura qe ne fillim te vitit nga ana e qeverise shqiptare.U theksua angazhimi i punonjeseve ne zbatimin e detyrave te ngarkuara ne baze te Ligjit te Prefektit,por edhe te metat dhe dobesite e shfaqura te cilat meritojne nje perkujdesje ne permiresimin dhe rritjen e performances ne marredhenjet me qytetaret dhe zgjidhjen e problemeve te konstatuara.

Me pas e moren fjalen ne kete analize edhe zoti Mustaf Tahiraj nenprefekt i rrethit Tropoje si dhe z Selman Geca nenprefekt i rrethit te Hasit.U vleresua angazhimi i punonjesve te nenprefekturave ne punen ditore te tyre por u theksua se me organiken e re jane shkurtuar punonjesit cfarë nenkupton nje reduktim te sherbimit ndaj qytetareve.
Ne perfundim ne kete analize diskutuan edhe te gjithe shefat e sektoreve dhe punonjesit te cilet u angazhuan per nje rritje te cilesise se sherbimit dhe per te qene model i kontrollit te zbatimit te ligjit si dhe korrektese te vazhdueshme ne marredhenjet me qytetaret ne marrjen dhe zgjidhjen e problemeve te ngritura nga ana e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *