📢 Mesazh i Prefektit të Qarkut z. Zenel Kuçana me rastin e 21  vjetorit të pritjes së Kosovarëve, ne qytetin e Kukësit.

📢 Mesazh i Prefektit të Qarkut z. Zenel Kuçana me rastin e 21  vjetorit të pritjes së Kosovarëve, ne qytetin e Kukësit.

Çdo vit në qytetin e Kukësit është përkujtuar kjo datë në mënyrë ceremoniale e festive, por kte vit per shkak te pandemisë që po përjetojmë në dy anët e kufirit u bë e pamundur që kjo ngjarje të përkujtohet.
Por gjithsesi ne kurrë nuk duhet të harrojmë se: Populli Shqiptar i Kosoves luftoj me armë në dorë heroikisht për çlirimin e trojeve të Kosovës nga okupimi serb dhe së bashku me aleatët  euroatlantik e bëri atë realitet.
Në këtë luftë kosovarët humbën shumë pjestarë të familjeve të tyre, atyre ua u dogjën shtëpitë, ua vranë edhe bagëtitë, ja u bënë tokën e djegur, që ata kurrë të mos ktheheshin më në Kosovë ......, por serbët gabuan.
Kosovarët mbijetuan, ata gjetën forcë e kurajo, gjetën forcën e dhënë nga Zoti, gjetën mbështetjen dhe përkrahjen e të gjithë banorëve të Qarkut Kukësit (Kukësit, Tropojës, Hasit) dhe të gjithë Shqipërisë.
Edhe pse kanë kaluar shumë vjet që nga ajo kohë, si aktor dhe si dëshmitar okular i atyre ngjarjeve, si luftëtar veteran i UÇK-së, deklaroj me gjithë forcën e zemrës dhe shpirtit tim, se populli i rrethit të Tropojës, Hasit e Kukësit nuk kursej asgjë, për t’ju gjetur sa më pranë vllezërve dhe motrave të tyre shqipëtar të Kosovës, duke realizuar me sukses këtë mision kaq fisnik, humanitar dhe atëdhetar.
Kjo është medalja më e lartë dhe më e rëndësishme e qytetarëve të këtij Qarku, e cila është shkruar me gërma të arta në mendjet dhe zemrat e çdo Kuksiani, Tropojani, Hasiani e Kosovari, që në atë kohë, situata e luftës i detyroj të bashkëveprojnë , të mbijetojnë, të bashkohen , për të mos u ndarë kurrë më për jetë të jetëve.
🚩Mirënjohje dhe respekt për të gjithë banorët e Qarkut të Kukësit, që me përkushtim të lartë arritën t’ju vijnë në ndihmë popullsisë shqipëtare të Kosovës, nën trysninë dhe  kushtet më të vështira , të luftës së fundit 1998-1999.
🚩Mirënjohje dhe respekt për të gjithë kuadrot drejtues të pushtetit vendor, e qëndror ,civil dhe ushtarak të cilët me profesionalizëm të lartë arritën të bënin detyrën, të menaxhonin një situatë mjaft të vështirë , duke e kurorëzuar atë me sukses.Urime e suksese popullit Shqiptar të Kosovës ne rrugën e zhvillimit demokratik , mirëqënjes , prosperitetit dhe inkuadrimit në Nato e Bashkimin Evropian .