Gjatë takimit, nga Përgjegjesi i Sektorit të Emergjencave Civile z. Xhemali Onuzi u prezantuan masat e planifikuara për përballimin e situatave të mundshme emergjente, ndërsa u diskutuan detyrat dhe përgjegjësitë për garantimin e gatishmërisë së mjeteve, pajisjeve dhe kapaciteteve ndërhyrëse.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit me Strukturat e Policisë Rrugore, raportimit në kohë reale të problematikave dhe koordinimit të veprimeve ndërmjet strukturave përgjegjëse, për të siguruar ndërhyrje sa më të shpejta gjatë periudhës dimërore.
Në vijim, do të ndiqet zbatimi i detyrave të përcaktuara dhe koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet të gjitha strukturave të përfshira në funksion të menaxhimit të situatave që mund të krijohen në akset rrugore nacionale të Qarkut Kukës.










