Më dt 10.10.2019 Prefekti i Qarkut Kukës Z. Zenel Kuçana priti në një vizitë pune, Prefektin e Qarkut Dibër z. Nexhbedin Shehu së bashku me administratën e tij.
Vizita është realizuar me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave ndërmjet administratave respektive.
Axhenda e takimit përfshiu vizitë në muzeun e qytetit të Kukësit, Kullën e Qëndresës, Muzeu i Policisë së Qarkut Kukës, dy urat mbi lumin e Drinit të Bardhë (kulla e Lumës) e Drinit të Zi, stadiumin e ri që po ndërtohet në qytetin e Kukësit.
Në fund, nga administratat u vizituan edhe dogana dhe pika e kalimit kufitar Morinë. Këtë aktivitet e ndoqi dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi. (ish-sekretar i Përgjithshëm në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës).