Vizitë në bashkinë Tropoje për ndjekjen e procesit të vaksinimit…

Sot Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana i shoqëruar nga Dr. Nj.V.K.Sh. z. Avni Boshnjaku dhe N/Prefekti i Bashkisë Tropojë z. Muj Gosturani vizituan ambjentet e vaksinimit ne qytetin B. Curri. NJ.V.K.SH. Tropojë ka vazhduar vaksinimin në 9 pika vaksinimi, në Qendrat Shëndetësore Tropojë e Vjetër, Margegaj, Bujan, Pac, Llugaj, Fierzë e Lekbibaj dhe dy pika vaksinimi në lagjen “Partizani” dhe lagjen “Dardania “ në B. Curri .
Vaksinimi sipas grup-moshave u bë si më poshtë vijon;
1- 90 vjeçar 10 persona.
2- 80 vjeçar 73 persona.
3- 70 vjeçar 128 persona.
4- 60 vjeçar 18 persona.
Totali i të vaksinuarve në Bashkinë Tropojë sot është 229 persona.
Për personat e pamundur për lëvizje, personeli mjekësor shkon pranë familjeve të tyre dhe i vaksinon duke rakorduar me qendrat shëndetësore përkatëse.
Nga dita në dite shtohet ndërgjegjësimi dhe numri i personave sipas prioriteteve të kategorive për vaksinim.
Vaksinimi i qytetarëve në bashkinë e Tropojës dhe në Qarkun e Kukësit mbetet detyrë prioritare e bluzave të bardha.