Siguria e qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave lidhur me zjarret dhe funksionimi efektiv i çdo mekanizmi ndërinstitucional mbeten në fokusin tonë të përditshëm.
Funksionimi i plotë i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike është një çështje që kërkon më tepër angazhim. Nuk ka vend për administrim rutinë. Koha kërkon koordinim, reagim të shpejtë dhe rezultate konkrete.
Qytetarët na gjykojnë nga siguria që ndiejnë çdo ditë dhe shërbimet që marrin, ndaj çdo institucion duhet të jetë në lartësinë e kësaj përgjegjësie.
Prefekti është përfaqësuesi i Qeverisë në territor dhe hallka që bashkon të gjitha institucionet për të garantuar rezultate konkrete.

























