Takim pune me anëtarët e Task-Forcës për Monitorimin e situatës krijuar nga Covid-19.

Sot, me datë 14.07.2020, Prefekti i Qarkut Kukës z, Zenel Kuçana, zhvilloi takim pune me anëtarët e Task-Forcës për Monitorimin e situatës krijuar nga Covid-19. Në takim morën pjesë Drejtori Policisë Qarkut Kukës, Drejtori i NJ.V.K.SH-së, Drejtori i AKU-së dhe Drejtori i I.Sh.Sh. , ku u  raportua dhe diskutua mbi punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e infektimit të personave me Covid-19.
Në fund të takimit Prefekti, në zbatim  të Protokollit të Shëndetësise dha detyra konkrete:
1️⃣ Kontrolli i karantinimit te personave me Covid-19 pozitiv , deri në provën e analizës negativ të tij (saj).
2️⃣ Përdorimi i detyrueshem i maskave në ambiente të mbyllura, transportit publik etj.
3️⃣ Ruajtja dhe respektimi i distancimit fizik.
4️⃣ Ngritja në një shkallë me të lartë të higjenës personale e kolektive në të gjitha ambientet, sidomos aty ku u shërbehet qytetarëve .
5️⃣ Të punohet me mediat lokale për ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.