Takim në shkollën e mesme të bashkuar « Matosh Uka » Fierzë Tropojë

                   PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim në shkollën e mesme të bashkuar « Matosh Uka » Fierzë Tropojë

Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit z Abdulla Domi së bashku me Nënprefektin e rrethit Tropojë z Mustaf Tahiraj,shefin e komisariatit Tropoje z Nikë Nikollaj,perfaqesuesin e Zyres Arsimore Tropojë z Shaqir Murati ishin te pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në shkollën e Mesme « Matosh Uka » Fierze Tropojë me temë "Stop përdorimit të substancave narkotike".Qellimi i kesaj veprimatarie sensibilizuese ishte njohja dhe  edukimi i nxënësve ndaj rrezikut te perdorimit te duhanit,alkolit,drogës dhe substancave te tjera të rrezikshme.I organizuar nën drejtimin e drejtoreshës së shkollës znj Albina Berbati,si dhe te psikologes se shkolles Roza Pepkolaj me pjesmarrjen e nxenesve ky aktivitet eshtë zhvilluar në formen e një ore të hapur dhe trajtonte shkaqet,rrezikun dhe pasojat që sjellin për shëndetin e femijeve por edhe te qytetareve perdorimi i duhanit ,alkoolit dhe drogave.Aktiviteti ishte i konceptuar ne prezantim me sljate me krijime dhe interpretime te nxenesve dhe qe u vleresua si nje veprimtari mjaft e mirë dhe e pregatitur.
Në fund të pranishmit i përshëndeti Sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi i cili falenderoi drejtoreshen znj Berbati per ftesen por edhe te gjithe trupen pedagogjike dhe nxenesit e kesaj shkolle per mënyrën e pregatitjes së këtij aktiviteti dhe kërkoi nga strukturat arsimore që të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete të tilla me karakter informues dhe parandalues në të gjitha shkollat.Ne kete aktivitet pershendeten drejtoresha e shkolles znj Albina Berbati,shefi i komisariatit te policise vendore z Nikollaj,si dhe perfaqesuesi i zyres arsimore z Murati.
Pas aktivitetit te mesiperm per te pranishmit ishte suprize vizita ne nje ekspozite te karakterit historik e etnografik të shkollës e cila mbart ne vetvehte vlera per menyren perfaqesimit te arredimit dhe te kombinimit te etapave qe perfaqesonte.
Faleminderit edhe njehere organizatoreve te ketyre aktiviteteve kaq te bukura dhe interesante.

 

                                                                                                            Fierzë Tropojë 16.03.2018