PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim me zv ministrat e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës në Prefekturë.

Me date 24.04.2018 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana priti ne nje takim zv Ministrat e Infrastruktures dhe te Energjise znj Dorina Çinari dhe zotin Enis Aliko.
Ne kete takim u diskutua ne detaje per problemet e ndryshme qe shqetesojne Qarkun Kukes qe nga puna ne Minierat e ndryshme ,OSHEE-ne ,Pronat,Infrastruktura si dhe marrjen e masave per te realizuar te gjitha detyrat e vendosura nga ana e Qeverise Shqiptare.
Takimi u zhvillua ne forme bashkebisedimi dhe nga ana e perfaqesuesve te Ministrise u moren shenimet e duhura dhe u dhane garanci se shume shpejt do te ngrihen grupe pune per te inspektuar dhe dhene zgjidhje shume problemeve qe kerkojne vemendje.
Prefekti i qarkut z Kuçana i falenderoi te dy zevendesministrat per takimin e zhvilluar dhe per premtimet e marra dhe ju siguroi atyre se Institucioni Prefektit te Qarkut do te jete gjithmone ne krah te zgjidhjes sa me te shpejte te te gjithe problemeve aktuale apo te akumuluara nder vite.

 

                                                                                                                            Kukes 24.04.2018