Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana zhvilloi një takim me Taskforcën Anti-COVID-19 në Bashkinë Tropojë.
Në takim u diskutua mbi situatën si rezultat i COVID-19, njohjen e gjendjes, bashkëpunimin e funksionimin e institucioneve në luftën kundër kësaj pandemie, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, u raportua mbi punën e bërë nga grupet e inspektimit dhe anëtarët e Taskforcës që veprojnë në Bashkinë Tropojë.