PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

 

Takim me shkrimtarë,piktorë dhe artistë të rrethit Kukës

Kukës 07.05.2018

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në mbarë Shqipërinë për nder të “Vitit të Skënderbeut” dhe në shenjë falenderimi për punën e bërë dhe kontributin e dhënë nga ana e shkrimtareve dhe artisteve në funksion të misionit fisnik të mbajtjes gjallë te vlerave intelektuale , artistike dhe letrare në rrethin Kukës, Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi një takim – koktej në sallën e mbledhjeve të Institucionit të Prefektit datë 07.05.2018 ora 11.00.

Fillimisht z Kuçana falenderoi te pranishmit per pranimin e fteses dhe u kerkoi atyre qe ne kete Vit simbol te heroit tone kombetar te jene ne avangarde te zhvillimeve shoqerore dhe politike te rrethit tone duke kontribuar me shkrimet dhe aktivitetet e tyre per nje ambient sa me shoqeror dhe kulturor dhe per te perfshire ne takimet tyre sa me shume qytetare te cilet kane nevoje per fjalen e tyre.

Ne kete takim ishin te pranishem nje pjese e madhe e artisteve dhe shkrimtareve te rrethit tone,piktorë , instrumentistë,krijues poetë dhe prozatorë të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi në fushën krijuese dhe letrare.

Folen ne kete takim piktori Alejdin Tabaku,kryetarja e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Dega Kukes z Vera Istrefaj,Gjuhetari dhe poeti Besim Cengu,Sportistja dhe poetja Elvana Krasniqi,Piktori Ramazan Memishi,Prezantuesi Xhafer Bilali,si dhe poeti Kujtim Bytyçi te cilet pasi falenderuan z Kuçana per vleresimin e bere kerkuan te merren masa per permiresimin e gjendjes se ambienteve qe jane ne funksion te punes se tyre dhe kerkuan nderhyrje ne qeveri per sponsorizimin e aktiviteteve per te mbajtur te gjalle frymen artistike ne rrethin Kukes.

Biseda vazhdoi ne forme bashkebisedimi dhe u pasqyrua edhe ne mediat lokale dhe qendrore.