Takim me mjekët e rinj që po punojnë në Spitalin Rajonal Kukës . 11 Prill 2019

1-Sot me date 11.04.2019 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me 10 mjeket e rinj qe kane ardhur per te sherbyer ne Spitalin Rajonal te Kukesit.Keta mjekë te specialiteteve te ndryshme moren falenderimet e Prefektit te Qarkut z Kuçana duke ju garantuar atyre te gjithe mbeshtetjen e nevojshme institucionale ne permbushjen e detyres fisnike te mjekut.Nga ana e Prefektit te Qarkut ketyre mjekeve ju dhurua nga nje bllok i personalizuar dhe nga nje stilolaps me logon e Institucionit ne shenje simbolike.Nga ana e tyre mjeket e pranishem ne kete takim falenderuar Prefektin per pritjen e organizuar dhe garantuan se do te bejne maksimumin e mundshem per te ofruar tek qytetaret kuksianë gjithe sherbimin e nevojshem,korrekt ne baze edhe te detyrimeve qe dalin per cdo mjek nga “Betimi i Hipokratit’.Per te pranishmit ne kete takim pati edhe nje koktej.