Takim me Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile . 27.03.2019.
Ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua me date 27.03.2019 takimi i Komisionit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile dhe Krizave i pari per viotin 2019.Merrnin pjese ne kete takim te gjithe antaret e ketij komisioni.
Fjalen e hapjes se ketij takimi e mbajti Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana i cili pergezoj te gjithe te pranishmit per punen e bere ne perballimin e situates dimerore te ketij viti qe mbyllem.
Materialin e pregatitur per kete takim e prezantoi z Xhemali Onuzi Pergjegjes i Sektorit te PPECK te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes i cili pasqyroi disa te dhena per punen e bere gjate vitit 2018 per perballimin e emergjencave civile ne shkalle Qarku dhe angazhimin e strukturave pergjegjese ne drejtim te menaxhimit te ketyre situatave.Motoja e punes sone theksoi z Onuzi ka qene ‘Nje rruge ku udhetohet me zinxhire eshte nje rruge e pahapur”.
U evidentua puna e mire e bere nga ana e strukturave te Policise Vendore si dhe Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale si dhe e firmave kontraktore ne mirembajtjen e rrugeve nacionale,por u kritikua neglizhenca e bashkive te Kukesit dhe Tropojes ne marrjen e masave per hapjen e rrugeve ish komunale dhe mbajtjen e tyre ne gadishmeri per levizje te lire te shtetasve.
Ne perfundim u kerkua sidomos nga bashkite e qarkut marrja e masave per sigurimin e fondeve te nevojshme per emergjencat civile si dhe mbajtja nen kontroll e situates se zjarreve duke insistuar qe nepermjet strukturave pergjegjese te vihen perpara pergjegjesise zjarr venesit e qellimshem.Ne fund u miratua skema e lajmerimit si dhe rregullorja e ketij komisioni.