Takim me grupin operacional (polumbarët) pjesë e Reneas, të cilët morën pjesē në aksionin për nxjerrjen e trupit të pajete të shtetasit 19-vjeçar Semir Bajrami, nga uji i rezervuarit të fshatit Novosej, NJ.A. Shishtavec.

Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana priti dhe falenderoj sot në një takim grupin operacional (polumbarët) pjesë e Reneas të Ministrisë së Brendshme, të cilët morën pjesē për nxjerrjen nga uji i rezervuarit të fshatit Novosej, NJ.A. Shishtavec, shtetasin 19 vjeçar Semir Bajrami, i mbytur nga fshati Borje të kësaj njësie.
Prefekti i Qarkut falenderoi grupin operacional pēr punën e veshtirë e fisnike, që bëjnë në kohë dhe vende shumë të veshtira.
Ky grup ka ardhur për herë të tretë në Kukës për nxjerrjen qytetarëve të mbytur dy në Liqenin e Fierzēs dhe i treti, dje në rezervuarin e Novosejt, NJ. A. Shishtavec, Bashkia Kukës.